Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Pse Lëvizja Vetëvendosje nuk është ideologji “komuniste” dhe pse kauza e saj është e drejtë për Kosovën?
OP/ED

Pse Lëvizja Vetëvendosje nuk është ideologji “komuniste” dhe pse kauza e saj është e drejtë për Kosovën?

Published 16/07/2023
Share
SHARE

Shkruan: Kujtim HAJDAJ


Qysh në fillim duhet thënë se kauza e Lëvizjes Vetëvendosje për Kosovën, nuk ishte ideologji “komuniste” siq po dëshirojnë ta shohin dhe kuptojnë të tjerët.., së paku jo Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është lëvizje që patë lindur në kohën komuniste, quaj atë titiste ose enveriste, por ka lindë në Kosovën e pas lufte dhe doli si lëvizje e organizuar, si organizatë udhëheqëse e protestave të shqiptarëve kundër atyre që kishin synim të rikthenin shtrirjen e ndikimit politik dhe ekonomik të Serbisë në Kosovë.

Sigurishtë që protestat e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndiku që të ndalet politika pro serbe e administratës së UNMIK pas lufte në Kosovë, kur edhe iu vranë dy aktivistët e shquar nga “paqeruajtësit” rumunë, e që pastaj kanë vazhdu edhe kundër shtrirjes së pushtetit të korruptuar të Thaqit, por edhe si i shantazhuar dhe nënshtruar përpara kërkesave të Serbisë për shkëputjen e një pjese të territorit të Kosovës, e Veriut të Mitrovicës.

- Advertisement -

Protestat e Lëvizjes Vetëvendosje ishin të drejta edhe ndaj atyre që për pushtet ua falnin tokat tona Maqedonisë dhe Malit të Zi (kur u bë shënimi i kufirit) me pretekstin e tyre të atëhershëm se “Maqedonia dhe Mali i Zi e donin këtë si kompensim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”

Protestat e Lëvizjes Vetëvendosje ishin të drejta edhe kundër pushtimit të tregut të mallrave serbe në Kosovë, që ekspertët e fushës ekonomike e quanin si rrezik (asimilim) kundrejt prodhimit të produkteve tona vendore.

Lëvizja Vetëvendosje ka edhe shumë kauza tjera të drejta që tanimë janë të njohura për opinionin tonë publik shqiptarë, edhepse në të kaluarën ndonjëherë mund të kenë qenë të “dhunshme”, por në mbrendi ato kanë qenë të nevojshme dhe të drejta për të ndaluar invazionin politik e ekonomik të Serbisë në Kosovë.

Pra, Lëvizja Vetëvendosje s’mund të profilizohet si parti politike ideologjike “komuniste” përveq se një organizatë politike aktive shqiptare që ka dalë në mbrojtje të Sovranitetit të Kosovës.

Sot në shekullin e XXI thirrjet që dëgjohen që në Kosovë ka ideologji komuniste, ato janë të vdekura.

- Advertisement -

Por nëse domë, mund të bëjmë krahasime tjera, për shembull:

Kush është më shumë demokrat e kush më pak; kush është më shumë institucionalist e kush më pak; kush është dikush më patriotë e kush më pak; kush është dikush në shërbim të Serbisë e kush jo; kush është i korruptuar e kush jo; kush është kriminel e kush jo…, pra të gjitha këto qëndrojnë…, por të thuhet se sot në Kosovë ka parti me ideologji “komuniste” kjo nuk qëndron sepse komunizmi sot është i vdekur në botën demokratike, siq edhe Kosova është demokratike.

Por, për çka ne mund të flasim dhe shkruajmë sot është kur bëjmë pyetje, se: Cila prej partive tona po ndërton kauzë më të drejtë e cila jo për Kosovën?

- Advertisement -

Opozita në Kosovë nuk ka sot kauzë reale për të shprehur dhunë ndaj institucioneve tona sovrane, sepse koalicioni qeverisës LV GUXO, e ka rikthyer funksionimin e shtetit sovran në binarët e saj të drejtë.

Nëse dikujt i paska penguar atëherë “dhuna” e LV kundër institucioneve të Kosovës, atëherë si është e mundur që të njëjtit sot heshtin dhe nuk shprehen kundër dhunës që PDK&PSD (në heshtje po e bënë edhe LDK) që po e ushtrojnë kundër institucioneve tona sovrane!?

Ose, nëse e donë këtë, atëherë po e bëjnë vetëm për hakmarrje, duke e emituar Lëvizjen e atëhershme të “dhunëshme” dhe për të dal vet si të dhunshëm.

Pra, sot opozita në Kosovë nuk ka kauzë reale, e bëjnë vetëm për pushtet.

Poqese dikur Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë parë me një vështrim tjetër, sot LV dhe Albini kanë ndryshuar për të mirën e Kosovës dhe kjo duhet përshëndetur.

Pra, le të ndryshojë edhe pozita për të mirën e Kosovës!

KosPress Portal 16/07/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?