Shkruan: Kujtim HAJDAJ
Shumë filozofë në demokracitë perëndimore, përdorimin e dhunës qytetare e kanë arsyetuar si motor që i ka hap rrugë ndryshimit kah një shoqëri demokratike.
Në qoftë se nëpër etapa të caktuara të zhvillimit të historisë së pushteteve kemi pasur ndryshime të kohë pas kohësh së mirëqenies njerëzore, kjo ka patë të bëjë edhe falë përdorimit të revoltës “brutale” që shumë shoqëri të organizuara në botë e kanë përdorur kundër një pushteti diktatorial.
Shembuj të tillë kemi mjaftë në botë : kemi shembullin e rezistencës së Mahatma Gandit në Indi, atë të Nelson Mandela në Afrikën e Jugut…, dhe paramendoni, a do të kishte pasur ndryshime atje sikur Mandela të kërkonte vetëm mëshirë nga pakica e të ‘bardheve’ për të ndarë pushtetin me shumicën ‘afrikane!?’ Me siguri jo. Për këtë arsye Mandela është dashur të organizoj popullin e vet në rezistencë të armatosur kundër aparteidit në Afrikën e Jugut. Ose shembulli tjetër i rezistencës së frontit të organizuar popullor franko-spanjoll me 1936, përmes të cilit u bë i mundur pushimi i paguar për klasën punëtore.
- Advertisement -
Pak a shumë këto ishin edhe kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje në kohën e protektoratit të UNMIK, e edhe kundër pushtetit të dhunshëm të instaluar të Thaçit në Kosovë, kur përmes rezistencës së organizuar aktive popullore u bë i mundur largimi nga qeverisja dhe pushteti i partive të korruptuara në Kosovë për pushtet pa shtet.
Pra siq po kuptohet, përdorimi i rezistencës së organizuar aktive ka sjellë gjerë të ndryshimet e pushteteve në një shoqëri demokratike. Me tutje, ne shek. e XIX, askush nuk thoshte më: klasës punëtore nuk i takon pushimi i paguar. Për të arritur këtë janë nevojitur shumë sakrifica njerëzore.
Pastaj, në fillim të kësaj decenie, ndodhen edhe ndryshime të tjera në vendet arabe, të quajtura si “pranverë e vonuar” e demokracisë arabe, apo trazirat që ndodhen në Turqi dhe Brazil. Pra, të gjitha këto ngjarje e arsyetojnë secila në formën e vet – sipas natyrës së problemit – përdorimin e “dhunës” për të ardhë gjerë të ndryshimi pozitiv i një rendi shoqëror.
Tek ne shqiptarët, i kemi edhe shembujt tonë të organizimit të revoltës popullore…, e organizimit të demonstratave të 81 që u organizuan kundër shtrirjes së represionit shtetëror serbo-jugosllav të ushtruar dhunshëm kundër shqiptarëve në Kosove, atë të shembjes së komunizmit në Shqipëri, pastaj rezistencën aktive paqësore të LDK në krye me Presidentin Rugova kundër okupimit të Kosovës, e që më vonë e doli edhe rezistenca e armatosur e UÇK kundër okupatorit serb për çlirimin e Kosovës.
Pra, atë që po mundohem ta them përmes këtij shkrimi, është se përdorimi i “dhunës” ka qenë shpesh mjet i nevojshëm i ndryshimit së një shoqërie demokratike.
- Advertisement -
Nga kjo kuptojmë se në çdo vend dhe shoqëri të organizuar, kemi grupe njerëzish që kanë prirje për ndryshime qoftë pozitive apo negative e rregullimit te sistemit demokratik. Por, kjo s’ka të bëjë me moralin individual të një personi, por me faktin se sa një shoqërie është e organizuar dhe e aftë për të ndikuar në ndryshimin e rrjedhave politike kur një shtet gjendet në rrethana të mosfunksionimit demokratik.
Kështu edhe e kuptojmë realitetin e funksionimit të rendit të ri botëror se s’ka zhvillim pa kundërthënie në shoqëritë demokratike. Shembulli i Revolucionit Francez ka treguar se (pa marrë parasysh rrjedhat e dhunës së zhvillimit të tij) pa të sot nuk do të kishim “deklarimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarit”. Edhe në Belgjikë, shtypja e rëndë që iu bë revoltës dhe demonstratave të punëtorëve me 1886, rezultoi me fillimin e ndryshimit te ligjit social.
Sot në kohën kur bota e zhvilluar perëndimore po avancon drejtë një evolucioni më të madh njerëzor, në Kosovë kemi një gjendje kur ndryshimet po kërkohen të realizohen përmes organizimit të dhunës në rrugë, dhe jo përmes iniciativave demokratike institucionale në parlament. Opozita e sotshme, dje pushteti i korruptuar, po tenton të kthejë prapa demokracinë tonë shqiptare dhe të thellojë edhe më tej krizën shtetërore në Kosovë, menjëherë pak ditë pas atyre protestave të dhunshme që i pamë të bandave të organizuara serbe të Serbisë kundër rendit dhe shtrirjes territoriale të Kosovës në Veri të Mitrovicës.
- Advertisement -
Si munden pra sot deputetët e dhunshëm të PDK të kuptojnë gjendjen dhe nevojën reale të punëtorëve apo të veteranëve të UÇK në Kosovë, kur shumica e tyre jetojnë në varfëri të skajshme, derisa këta vet e jetojnë luksin e jetës per veten dhe familjen e tyre!?
Sot në PDK dhe në një pjesë tjetër të opozitës, nuk ka ndjenja të tilla njerëzore në mënyrë që ata të kuptojnë realisht ndjenjat e qytetarëve dhe veteranëve që janë mashtruar dhe braktisur me vite të tëra po nga kjo opozitë në Kosovë. Pra, si munden ish ministra dhe deputetë të vjetër dhe këta sot të opozitës që u bënë milionerë brenda natës të përfaqësojnë interesat reale të veteranëve të braktisur të UÇK në Kosovë !? Apo, si munden këta opozitarë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve tanë kur ata vet janë profiterët më të mëdhenj e këtij sistemi në Kosovë që e patën ndërtuar për pasurimin e xhepave të vet !?
Dhe këtu qëndron shkaku kryesor i dhunës që sot opozita po e përgatit kundër qeverisë dhe institucioneve tjera sovrane të Republikës së Kosovës, sepse atyre po u shkurtohet jeta e abuzimeve me shtet për pushtet.
Prandaj, jeta politike dhe format e zhvillimit të demokracisë në Kosovë, janë vënë në rrezik nga akteret e kordinuar që po kërkojnë situata inekzistente si alibi për të sulmuar institucionet tona kredibile që me mund dhe sakrificë po e rikthejnë Kosovën në binarët e vet të funksionimit normal si shtet.
Sikur sot vërtet të kishim opozitë me rregullim dhe funksionim të mirë shtetëror dhe demokratik në Kosovë, do të kishim edhe institucione më të forta përballë një Serbie që po kërkon aleatë t’i vejë në shërbim të vet kundër stabilitetit politik dhe ekonomik të Kosovës, që po donë ta quajnë Kosovën përballë faktorit politik ndërkombëtar, si “lazhna derzhava”
Sikur të kishim patë sot vërtet sindikata të pavarura dhe mirë të organizuara për t’i dalë zot të drejtave të punëtorëve në Kosovë, atëherë do të kishim patë një pasqyrë krejt tjetër të mirëqenies së tyre njerëzore.
Prandaj, mbledhja sot e njerëzve të interesit përreth opozitës dhe e opozitës përreth tyre po kuptohet si frikë e humbjes së privilegjeve të tyre që i patën fituar në pushtetin e tyre të korruptuar, dhe me qëllim për mos të lejuar zhvillimin e mëtejmë të reformave institucionale dhe demokratike që i patë marrë si zotim koalicioni bashkëqeverisjes LV – GUXO në Kosovë.