Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > PIKA E UKSHIN HOTIT HAPI PORTAT E HISTORISË SË KOSOVËS
OP/ED

PIKA E UKSHIN HOTIT HAPI PORTAT E HISTORISË SË KOSOVËS

Published 17/06/2023
Share
SHARE

Shkruan: Prof. Dr. Feti Mehdiu

Në 80 vjetorin e lindjes kujtojmë kolosët tanë: “Ukshini nuk ka ditë vdekje, është peng i shprehjes së lirë që nga viti 1981”.

Ukshin Hoti, i biri i Nazifit dhe i Fatimes, i lindur me 17 qershor 1943, i tha SKJ dhe LKK-ës, në vitin 1981: “në konviktin e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me 11 mars, POLICIJA PËRDORI DHUNË KUNDËR STUDENTËVE DHE “PIKË”!.
Kjo ishte “pikë” jetës së Ukshinit, qysh në vitin 1981, u hapën portat e historisë së Kosovës. Këtë PIKË të Ukshin Hotit SKJ-u dhe LKK-ës e shndërruan në prese dhe vazhdoi dhuna deri në vitin 1990, kur shqiptarët e Kosovës u bashkuan më qëllime të përbashkëta, se liria nuk fitohet me miklime por me pickime. Dhuna e filluar në konviktin e
studentëve u shtri në tërë Kosovën, përmes Universitetit të Prishtinës, të cilin LKJ- e kishte shpallë BASTION I NACIONALIZMIT, dhe LKK, iu bë krah për të luftuar vetveten duke i shpallë luftë Universitetit të Prishtinës nën maskën DIFERENCIMI IDEO-POLITIK i kuadrave universitare, që si qëllim përfundimtarë kishte eliminimin e personelit arsimor në Universitet.
Jam i privilegjuar, por edhe i obliguar, që me rastin e tetëdhjetvjetorit të lindjes së Diplomatit të rrallë shqiptarë të fundshekullit XX-të, të shpalos ca kujtime personale që, mbase do ti shërbejnë të ardhmes së ndritshme të këtij populli liridashës. I Ukshin Hotin e njoha në Shoqatës Kulturore-Letrare të studentëve shqiptarë “PËRPJEKJA” në Beograd, në vitet 1969-1971. Deri në vitet 1990-94, herë pas here, më ka rastis ta takoj edhe privatisht edhe zyrtarisht, dhe gjithmonë kemi këmbyer mendimet tona për dobi të kulturës shqiptare. Ai vijonte studimet pasdiplomike kurse unë isha në studimet themelore në Fakultetin e Filologjisë, dega: Filologji Orientale. Kur u njohëm së pari here, sikur iu duk interesant fusha e studimeve të mia, gjuhë arabe dhe gjuhë turke. Unë i përfundova studimet, dhe me Ukshinin na mbante lidhja kulturore-letrare, ajo që kishte mbi dhe vepronte në shoqatën “Përpjekja”, në Novi Beograd. I kërkova ndihmën që e fejuara e tij Edi Shukriu, që ishte anëtare e grupit letrar në Shoqatën “Përpjekja” të më jepte biografinë dhe nja dy a tri poezi, që mi kërkonte Abdulatif Arnauti, në Siri për një botim në gjuhën arabe me poezi të femrës shqiptare. Më afroi ndihmë të pakursyer Ukshini dhe ai projekt u realizua me sukses.
Në Siri, u prezantuan në gjuhën arabe përveç Edi Shukriut dhe Flora Brovinës edhe poetesha tjera, si Afërdita Skenderi dhe Sadete Emërllahu nga Kosova, e disa poetesha nga Shqipëria.
II
Në vitin 1976, kur u ktheva nga specializimi për gjuhë arabe, në Kairo, Ukshin Hoti ishte Sekretar Krahinor për marrëdhënie me botën e jashtme. Përmes këtij organi kisha fituar bursën njëvjeçare për qëndrim në Universitetin e Kairos, dhe ishte obligim imi që pas kthimit nga specializimi të paraqes një raport lidhur me qëndrimin tim në Kairo.
Përgatita raportin, me shkrim në tri faqe dhe kur shkova ta dorëzoj, në Sekretariatin Krahinor (sot Kuvendi i Republikës së Kosovës), në recepcion, ai kërkoi që të shkoja personalisht në zyrë. Hipa në katin e dytë, ia dorëzova raportin e daktilografuar në tri faqe, i hodhi një sy dhe vazhduam bisedën, fillimisht profesionalisht dhe miqësisht lidhur me qëndrimin
dhe kushtet, pritjen në Egjipt, përfitimi profesional etj.
Para se të largohesha, Ukshini mu drejtua, ashtu si e kishte ai qëndrimin e vet, tash, shoku Feti, ma thuaj zyrtarisht, si sekretar krahinor për Marrëdhënie me botën e jashtme, “A është e dobishme që të vazhdohet kjo formë e marrëdhënieve kulturore me Egjiptin apo jo”? Pa u hamendur, po, u përgjigja dhe desha ta arsyetoj pohimin tim. Falemnderës, më tha, nuk më la ta vazhdoj më tej. Më përcolli, si e kërkonte protokolli dhe u përshëndetëm miqësisht. III Në pranverën e vitit 1981, kur filloi kryengritja në Kosovë kundër riokupimit serbosllav, filloi fushata e njohur DIFERENCIMET IDEO - POLITIKE kundër inteligjencës shqiptare, në radhë të parë asaj universitare ngase Beogradi e kishte shpallë Universitetin e Prishtinë BASTION I NACIONALIZMIT. Në mbledhjet e Organizatës LKK, që i mbanim veçmas, nuk kemi qenë në një OTHLKK, por përjetonim të njëjtën atmosferë që vinte e ashpërsohej dita-ditës. Pasi që nga kuadri arsimor nuk u identifikua asnjëri që të kishte qenë i kyçur në organizimin e ngjarjeve të pamira, demonstratave armiqësore të studentëve, kështu përpiqej politika e LKJ ta amortizonte Kryengritjen e vitit 1981, ndërtuan tjetër strategji. Filloi ndjekja e arsimtarëve të cilët kishin shpreh vetëm me fjalë vlerësimin e tyre lidhur me ndërhyrjen brutale të policisë në Konviktin e studentëve. Atëherë kur në OTHLKK- te unë, kërkohej eliminimi i prof. Rexhep Ismajlit dhe prof. Murat Blakut, ngase ata ishin shpreh se në konvikt ka pas dhunë, dhe ne aty manovronim me shprehje që amortizonin kërkesat partiake. Ukshin Hoti, në mbledhjen partiake të degës ku bënte pjesë ai, e kishte mbyllë diskutimin e vet, ashtu si dinte ai të shprehet qartë, drejt e kategorikisht: “në konviktin e studentëve është ushtruar DHUNË DHE PIKË “! Dhe Mbledhja ishte mbyllë. Kurse kjo pika e Ukshin Hotit kundër dhunës, rezultoi në PIKË për jetën e tij, ngase dhuna vazhdoi për ditë e më tepër, jo më vetëm në konviktin e studentëve dhe jo më vetëm kundër studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorëve të tyre, por edhe kundër nxënësve, punëtorëve, buqëve, zejtarëve…. KUNDËR TËRË POPULLIT SHQIPTARË, dhe jo vetëm në Kosovë. Dhuna mori hov dhe në vitin 1999, Ukshin Hotin e lëshoi toka, sapo kaloi pragun e burgut në Dubravën famëkeqe, mu në mjedis të Kosovës. Tani, kur bëhen 80 vjetori nga lindja e tij (qershor, 1943-qershor 2023), vetëm kjo është e saktë, sepse shenimi “Died”: 1999, Niš, Serbia ” nuk është i saktë! Ukshin Hoti është peng i shprehjes së lirë kur e tha zëshëm: “tu je bilo nasilje i TAČKA” Nuk vdes UKSHIN HOTI! Nuk e lënë të vdesi “…emrat e më shumë se 1400 jetë e fëmijëve që i ka viktimizuar gjenocidi Serb…” nga viti 1981-1999, nuk e lënë të vdesi ata yjet e Nusret Pllanës e Hanëmshahe Ilazit, me zërin e KOSOVËS SË LIRË. Ai NUK VDES deri atëherë kur ajo rreze e vogël drejtësie që është strukur dikund, të marrë guximin dhe ti thotë të zezës E ZEZË dhe të bardhës E BARDHË!. Platforma e SKJ-u pas prillit 1981, me ISON e LKK-ës, (Lidhjes Komuniste të Kosovës) vazhdoi fushatën e përndjekjes së intelektualëve shqiptarë, sidomos atyre të arsimit, dikush pse
ka fol, dikush pse ska fol, apo pse nuk ka aplauduar kur kreu politik i Kosovës u tha profesorëve të Universitetit të Prishtinës: “ ju jeni manjakë“!,etj. Ukshin Hoti foli, por jo në valët e ISOS së LKK dhe e pagoi me HUMBJEN e lirisë PERSONALE për disa vjet. U dënua me burg për shkak të “pikës” në mbledhjen diferencuese. Dhe vazhdoi nga burgu në burg!

KosPress Portal 17/06/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?