Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Njeriu me pallto të gjatë!
OP/ED

Njeriu me pallto të gjatë!

Published 21/01/2023
Share
SHARE

Shkruan: Artan Kajtazi

Meqë jemi në tranzicion të tejzgjatur (nuk është aspak çudi të shohësh njerëz duke hy dhe dalë nga bordelet e kazinotë), por absurditet është se si ata “sillen” me të tjerët! Si rrezojnë çdo gjë që iu del përpara me mëngët e gjata të palltove!

Duke e ndjerë këtë “shkëputje” nga realiteti, mesin e tyre, e pashë një njeri me pallto të gjatë që ishte shumë i motivuar pas “dashurive të mëdha”, pas “parasë” dhe “fesë”! Çuditshëm për një shoqëri! Normale, e zakonshme dhe kuptimplote për zotëriun!

Deri sa i pushtetshmi e “rregullon motin” dhe kënaqet duke pirë kafe e duhan, nën rrezet e diellit, ai “përgatit fjalime të mëdha” që ta emocionojë popullin! Në zyrën e tij, në ndërtesën “shumëkatëshe”, kalon net të tëra duke “menduar” për të ardhmen e qytetarëve! Duke menduar për prosperitet! Para së gjithash, duke menduar për mirëqenie!  

- Advertisement -

Pas shumë javësh “i ngujuar”, del me letrën e shkruar dhe bëhet gati për “veprim”! Njeriu me pallto të gjatë ka lënë çdo gjë mbrapa (edhe nënën e vetëm në katund “të pikëlluar”) që të zbret në qytet për “punë të mëdha”! Absurde, askush nuk brengoset për “bëmat” e tij! Ai djersen e la për këtë vend!  

Ai, çdo ditë e më tepër, po përshtatet me pluhurin e qytetit, zhurmat e makinave dhe me ndriçimin e rrugëve! Ai po portretizohet në publik si “njeri i ëndrrave të mëdha” që lufton dëshpërimisht me “natën”! Tanimë ka blerë edhe një qen të racës së “shtirë” me dhëmbë të mprehtë, por kujdeset për maskën në turit e tij.  

Njeriu me pallto të gjatë po përparon çdo ditë e më tepër! Tanimë po kujdeset për “dashuritë e mëdha”, “miqësinë”, “familjen e re” dhe “punën” (që e bënë me përkushtim)! Ai është i jashtëzakonshëm! Rrallëherë gjuan me armë në ambientet familjare!  

“Sherret”, “sharjet”, “lazdrimllakun” gjithashtu i ka lënë anash! Nuk merret më me to! Dhimbja e vetme e tij është “qytetari” dhe e ardhmja e tyre! Shumë brengosese! Ai nuk i bie me burisë në rrugë, e as nuk i vë alarm makinës! Është qytetëruar!

Me një gjë nuk po mundet të pajtohet: po tensionohet për “fajet” e pa bëra! Po tensionohet për “shtypjen e të drejtave të qytetarëve”! Por gjithsesi është “pjekur” maksimalisht sa ta kontrollon veten! Ai e ka ndërruar edhe theksin!

- Advertisement -

Njeriu me pallto të gjatë beson në Zot! Dhe për një rend shoqëror! Ai, gjithashtu, beson për një përpjekje “skenike” dhe të pamundurën ta bëjë të mundur!

Përdorimi i çdo mjeti që i vije përdore, dhe bindja e tij për punë të “ndershme”, janë pasqyrë e shpirtit të tij “fisnik”! Këto gjëra ndodhen për shkak të “paaftësisë së tij” dhe “heshtjes” qytetare!

Brutaliteti, diskriminimi, pushteti institucional, “qëndronin” në duart e tij! Megjithëse, ai kurrë nuk e “braktisin” mbështetjen për “ide” dhe “projekte” të mëdha!

- Advertisement -

Ai është “shkëputur” nga e kaluara e tij dhe është “bashkëngjitur” për të ndritshmen! Linjat e tij të gjata “hekurudhore” tashmë kanë kaluar kufij! Instalimi i rrjetit të tij ka “shkundur” edhe gjethet e pemëve në dimër!

Nuk ia vlen të flasësh më shumë për të “bëmat e tij” dhe “shpërqendrimet”, por gjithsesi servilizmin nuk e ka në gjak! Ai është “dalldisur” nga “produkti i ri”!  

Por, gjithsesi, ai dikur nuk gënjente! Ai dikur ishte tjetër! Ishte humanist! Ishte i jashtëzakonshëm! Ai asnjëherë nuk u poshtërua! Ai dikur ka bërë shumë për familjen, fenë dhe kombin! Gjithsesi, ai u pendua!

KosPress Portal 21/01/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?