Shkruan: Naim KELMENDI
Nga botimet e “Rugova Art”, doli libri poetik “STIS” i autorit Altin Kajtazi, libri mund të gjendet në shitje në libraritë e Prishtinës.
- Advertisement -
Janë disa veçori që e dallojnë poezinë e Altin Kajtazit: Ligjërimi poetik, fjalori dhe ndërtimi artistik i vargut në mënyrën e vet, kështu që poezinë e bën identitare dhe të pakrahasueshme.
Ligjërimi poetik i Altin Kajtazit, në librin “Stis”, e pasuron më tej botën poetike të autorit, në aspektin semantik (kuptimor), në aspektin metaforik të shprehjes, si dhe në aspektin ndjenjor të vargëzimit.
- Advertisement -
Në tërësinë e vet ligjërimore, poezitë e librit “Stis” janë një tekst shtresor që ofron një nivel dhe faktografi të një diskursi poetik të veçuar, me mesazhin poetik të identifikimit.
Autori, në këtë rast subjekti krijues, tekstin poetik, mesazhin e tij nuk denjon t’i krijoj në mënyrën e vet të shprehjes e figuracionit dhe sentimentit të tekstit, përmes të cilave e ndërton botën e tij poetike, duke e shquar kështu identitetin e vet krijues dhe të poezisë.
- Advertisement -
Te akëcila poezi, teksti poetik na sjellë faktin se këtu kemi të bëjmë edhe më një poezi që i qaset fatit të njeriut, pra fatit të individit, prapë e shpalosur figurativisht, jo vetëm veç si një fiksion, por edhe një fat i individit në realitetin jetësor, me gjurmët, të shkuarën dhe të jetuarën e tij.