Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: “E pranuan, por nuk e nënshkruan”, tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrimet e Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit për të firmosur atë që u njoh prej verës së shkuar si plani franko- gjerman. Mjafton dhe ky dështim, i shitur si arritje, për të kuptuar absurdin e komenteve dhe shpjegimeve që shpërthyen në botën shqiptare, ku palët u barrikaduan sërish në qëndrimet e së shkuarës: pro dhe anti Kurti.
Për disa Albini tradhëtoi, ai e pranoi Zajednicën, konceptin pezhorativ që dikur si opozitar përdorte për të sulmuar krijimin e asocacionit të komunave serbe. Për idhtarët e tij, kryeministri i tyre i tha JO krijimit të një republike të dytë serbska në Kosovë, madje pati meritën ta bëjë këtë pa e shpënë vendin në konflikt me ndërkombëtarët. Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: “E pranuan, por nuk e nënshkruan”, tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrimet e Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit për të firmosur atë që u njoh prej verës së shkuar si plani franko- gjerman. Mjafton dhe ky dështim, i shitur si arritje, për të kuptuar absurdin e komenteve dhe shpjegimeve që shpërthyen në botën shqiptare, ku palët u barrikaduan sërish në qëndrimet e së shkuarës: pro dhe anti Kurti.
Për disa Albini tradhëtoi, ai e pranoi Zajednicën, konceptin pezhorativ që dikur si opozitar përdorte për të sulmuar krijimin e asocacionit të komunave serbe. Për idhtarët e tij, kryeministri i tyre i tha JO krijimit të një republike të dytë serbska në Kosovë, madje pati meritën ta bëjë këtë pa e shpënë vendin në konflikt me ndërkombëtarët.
Po ti vendosësh edhe deklaratat e liderëvë, të hënën, në këtë kronologji ngjarjesh, e ke më të lehtë të kuptosh se kjo ka qenë edhe pika se përse palët nuk nënshkruan në 27 shkurt. Albin Kurti deklaroi se ai ishte i gatshëm ta bënte por se ata që pati përballë nuk pranuan. Nga ana e tij Vuçiç nuk nguroi të fliste për asocacionin duke theksuar se kryeministri i Kosovës nuk qe i gatshëm ta pranonte atë në këto momente. Pra hija e asocacionit e arriti ta pengojë finalizimin e marrëveshjes.
Në taktikën që zgjodhi Aleksandar Vuçiçit i duhet njohur një lloj suksesi dhe aftësie për të bindur ndërkombëtarët.
- Advertisement -
Duke nënvizuar këtë, relativizohet së tepërmi propoganda që po mundohet të bëjë qeveria në Prishtinë, sikur ajo u rendit në krahun e perendimorëve, duke qenë e gatshme të nënshkruajë, gjë që Beogradi nuk arriti t’a bënte.
Natyrisht, Albin Kurti e refuzoi gjatë gjithë kohës me forcë presionin që të themelonte asocacionin para marrëveshjes. Ai pati burrërinë ti rezistojë ndërkombëtarëve dhe koherencën për ti ndenjur besnik votave që ka marrë. Në këtë kuptim kritikat për tradhëtarin që ka kapitulluar janë thjeshtë një retorikë idioteske. Por, ama ndeshja nuk ka përfunduar. Etapa e 27 shkurtit ishte tepër e zbehtë për të përcaktuar fituesit dhe humbësit e një loje ku “pakti nuk u nënshkrua, ndonëse u pranua”. Me sa duket trysnia ndërkombëtare për kushtin e panegociueshëm të Vuçiçit, themelimin e shoqatës së dhjetë komunave me shumicë serbe, do të vijojë të jetë në epiqendër të finalizimit të marrëveshjes. Ajo do të vazhdojë ta mbajë Albin Kurtin mes dramës së dy llogoreve, atyre që e akuzojnë se ka qëllim vetëm të zgjasë pushtetin dhe atyre që i besojnë se po këmbëngul të mbrojë shtetin.