Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!
OP/ED

Kur njeriu vendos maskë e ka më të lehtë të thojë të vërtetën!

Published 10/01/2024
Share
SHARE

Shkruan: Silvana Begaj

Kjo qenie komplekse që vendos maskë edhe kur flet me veten. Për këtë duhet ti kemi zili kafshët. Të paktën ato vrasin për mbijetesë, por jo fëmijët e tyre. O Zot! Kujt i jep mundësinë të jetë prind? Atij që i vrau fëmijëve fëmijërinë dhe pafajsinë? Vetëm në prehrin e nënës je fëmijë pavarësisht moshës. Vetëm aty! Por prehri ku vendosnin kokën ata dy fëmijë tani është i ftohtë dhe pa forcë. O Zot! A ke vend të vecantë për nënat që ikin nga kjo botë me kokën këtej? I kthen në ëngjëj të kujdesen për të vegjëlit e tyre?

Ajo që supozohet se na dallon ne nga qëniet e tjera është Ndërgjegja si shkalla më e lartë e subkoshiencës. O Zot! Më trego nga ti dalloj njerëzit nga qeniet e tjera që mbajnë maskë me fytyrë njeriu! Ai që supozohet se do ishte mbrojtja e saj, në fakt ishte xhelati frikacak që i duheshin të fuste shpirtra të tjerë në gjynah për të marr jetën e një njeriu që ndante jetën. A e dinin prindërit e saj? Po motrat, vëllezërit? Dinin gjë ata? Ishte ajo e lumtur apo i kishte vdekur shpirti me kohë nga bashkëjetesa me një mostër dhe në fund i fali dhe trupin?

O Zot! Si e lejove? Do guxim dashuria! Këtë e dija mirë! Por mendoja se të dashurosh do guxim se ekziston rreziku se të vriten ndjenjat, por jo se të merr jetën. O Zot! Në këtë ferr supozohet se dashuria na sjell parajsën. Mendoni se Liridonën e vrau fakti se ishte seksi i dobët? Oh, gabim! Atë e vrau bota e gënjeshtërt, pavërtetësia me të cilën bashkëjetojmë, e vrau pabesia dhe tradhëtia. Liridonën nuk e vranë ato plumba që dolën nga tyta e asaj arme, Jo. E vrau besimi dhe durimi! E ndoshta e vrau dashuria.

- Advertisement -

Duke qënë vetëm në emigrim shpesh herë i përsëris veten shprehjen: Don´t worry mother! Your daughter is a soldier. (Mos u shqetëso nënë! Vajza jote është një ushtar.), por e paskam pasur gabim. Ushtar je kur e di kë ke armik. Sot, dhe unë ndjej frikë. Se gratë kjo shoqëri i vret cdo ditë pa mëshirë! Dhe më e dhimbshmja është se shpesh gratë vriten edhe nga gratë! Është më e lehtë të vrasësh një grua të bukur. Nuk jam e sigurt se ose bukuria vret ose ne e vrasim bukurinë. E vrasim me paragjykime, me thashetheme, me mentalitete dhe në fund e qajmë. E sot po reagojnë të gjithë sikur e bukura Liridon është e vetmja që iku nga kjo jetë nga dora e ligësisë. Do reagojnë dhe pak dhe bota do vazhdojë njësoj. Historia do përsëritet dhe shumë jetë do ndërprihen pabesisht. Kjo është shoqëria jonë që kamuflohet nën petkun e të qënit njeri.

KosPress Portal 10/01/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?