Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Kuptimi i jetës së vetmisë Individuale
OP/ED

Kuptimi i jetës së vetmisë Individuale

Published 17/01/2023
Share
SHARE

Shkruan: Basri Bujupi – Sociolog

Mendoj se sukseset dhe punët në shoqërinë e kohës sonë, individi ka dëshirë dhe duhet ti arrije vetvetiu, por jeta krejtësisht e vetmuar pa relacione sociale nuk do të kishte kuptim. Sa do qe të kemi të fortë bazën materiale të ekonomisë familjare, dhe sa do qe të jemi të suksesshëm dhe të kemi shumë para, famë e prestigj, nuk do të na plotësojnë kënaqësitë shpirtërore të cilat arrihen vetëm nëpërmjet shkëmbimit të bisedave në bashkësi sociale.

Çka është vetmia?

Autori Gëzim Tushi në librin e tij “Njeriu pa Dimension” thotë: Vetmia si dukuri sociale është në thelbin e vet një dimension individual i shfaqur tek njerëzit të cilët jetojnë të izoluar, të shkëputur nga shoqëria dhe lidhjet sociale. Ajo në një farë mënyre është  një nga pasojat e natyrshme dhe që mund të konsiderohet si reagim social i një realiteti që e ka në thelb individualizmin ekstrem të jetës.”

- Advertisement -

Duhet ta pranojmë faktin se vetmia e cila trajtohet si problem individual është pasojë e paaftësisë së njeriut për t’u integruar në jetën sociale. Në fillim individi bëhet indiferent ndaj shoqërisë, pasi që dëshiron qetësi, apo ka dëshirë të arrijë sukses në një drejtim të caktuar, por më vonë shndërrohet në shprehi jetësore.

Njerëzit të cilët ndihen të pafuqishëm që kanë frikë të ballafaqohen me sfidat e së nesërmes të cilët janë njerëz të pa orientuar, janë individë të cilët bëjnë jetë pasive, dhe konkretisht këta persona janë njerëz të cilët bëjnë jetë të deprimuar dhe të izoluar nga shoqëria.

Por të zgjedhësh vetmin, izolimin social, shkëputjen nga jeta , izolimin nga realiteti social, do të thotë e ke zgjedhur rrugën e sabotimit të jetës.

Sot shoqëria kosovare është e preokupuar pasi ka shqetësim të madh nga frika, patologjia, paranoja, dukuri të cilat janë shfaqur më një intensitet të lartë, dhe rreziku është se mos po praktikohet në masë të madhe në komunitetin kosovar, dukuria e fenomenit të vetmisë.

Prandaj duhet të praktikojmë që në shoqërinë kosovarë: si shkolla, familja, profesionist të ndryshëm si psikolog, sociolog, psikiatër, punëtor social duhet fillimisht ta identifikojnë pastaj të japin kontributin e tyre që ti shpëtojnë këta individ nga izolimi social.

- Advertisement -

Por pamundësia qe vetvetiu me dal nga jeta e izoluar, atëherë këta individ në ketë situatë e zgjedhin vetëvrasjen. Por në qoftë se merren masat preventive ndaj këtyre individëve qe bëjnë jetë të izoluar, thuajse te mbyllur në kafaz, atëherë ndryshojmë situatën, rrugën dhe jetën e tyre, duke krijuar relacione komunikuese dhe njëkohësisht duke krijuar ekuacion të mirëfilltë social në mes individit dhe shoqërisë.

Filozofi gjerman Imanuel Kant,  para 200 viteve ka theksuar se, në shoqërinë moderne njeriu do ta komandoj vetveten. Por kjo nuk nënkupton se njeriu pasi është qenie e lirë duhet të mbyllet  dhe ta kaloj jetën në vetmi, në pasivitet dhe i izoluar, por përkundrazi në sajë të autonomisë së tij, duhet të veproj në mënyrë fleksibile drejt arritjes së sukseseve, qe janë vlerë e mëritë për të dhe dobi për shoqërinë.

Ne vet jemi dëshmitarë se njeriu i sotëm nuk është social si në të kaluarën, dhe se ky fakt na shqetëson pasi që njeriu i komunitetit kosovar po bëhet pa dimension social. Dhe këtu ndryshime të cilat po ndodhin kanë intensitet të lartë, shpejtësi të vrullshme të cilat shkaktojnë deformim në karakterin e njeriut.

- Advertisement -

Ketë ndryshim e vërejmë çdo ditë dhe po e shohim thuajse çdoherë kur kemi kontakt me njerëz egoist, asocial, të dalë jashtë sistemit të lidhjeve sociale, të cilët janë njerëz të shfrenuar të cilët e kalojnë kohën kotë nga një kafene në tjetrën, persona pa obligime dhe pa angazhime, të dhënë vetëm pas dëshirave të përkohshme, por pa menduar për planin afatgjatë në jetë.

Intelektuali dhe sociologu Zhak Atali në librin e tij “Një histori  e shkurtër e së ardhmes,”

shpjegon se fare afër do të vijnë kohë të tjera sociale, në të cilat siç parashikoi ai, vetmia do të filloj që nga fëmijëria.

Filozofet, Psikologet dhe Antropologet modern, theksojnë se çdo qenie njerëzore është goditur nga një mungesë që nga lindja, nga një ndjenjë mungese, të cilën kërkon ta plotësoj duke iu bashkuar qenieve që e rrethojnë duke e kërkuar dashurinë e tyre.

Psikologu Erich Fromi thotë:  Njerëzit i zë paniku kur mendojnë se për një kohë të shkurtër do të mbetën vetëm, për arsye se jeta pa shoqëri nuk ka kuptim, shije, kënaqësi, harmoni e lumturi. Andaj përfundimisht po e potencoj se patjetër institucionet përkatëse, zyrat e ndryshme konsulente, duhet të informohen dhe të punojnë qe ti identifikojnë këta individ  dhe urgjentisht të komunikojnë më këta individ, qe të krijojnë bindje, dhe në mënyrë paralele ta fitojnë besimin, se aftësitë të cilat këta individ i posedojnë mund ti angazhojnë në punë dhe aktivitete tjera të ndryshme. Këta individ duhet të fitojnë përshtypje se mund ti rregullojnë kushtet për një jetë normale, ku mund të jenë kontribut dhënës në të ardhmen edhe për shoqërinë.

KosPress Portal 17/01/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?