Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Kishat Ortodokse në Kosovë nuk janë serbe!?
OP/ED

Kishat Ortodokse në Kosovë nuk janë serbe!?

Published 23/01/2023
Share
SHARE

Shkruan Naim Kelmendi

Kishat ortodokse në Kosovë janë trashëgimi kulturore e fetare e qytetarëve të Kosovës. Më thjeshtë dhe thënë troç, ato nuk janë në asnjë mënyrë trashëgimi fetare serbe.

Kishat e ritit bizantin-ortodoks, siç është patrikana e Pejës, pastaj kisha e Deçanit, ajo e Graqanicës, janë të uzurpuara në kohë nga ardhacakët serbë, por historia e tyre argumenton qartë mbi dokumente relevante, se ato ishin shqiptare.

Meqë plani francezo-gjerman duket se po pranohet për të dyja palët në bisedimet për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, një nga pikat e këtij plani, me konkretisht pika 7, thotë se më këtë plan “palët do të zyrtarizojnë statusin e kishës ortodokse serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

- Advertisement -
SONY DSC

Pra këto përkufizohen në mënyrë zyrtare si trashëgimi fetare e kulturore serbe në Kosovë. Nga ana tjetër thuhet edhe se, atyre do t’u krijohet një siguri e lartë, pra ashtu sikur kërkonin eksterritorialitet, d.m.th që te bëhen autonome me territor dhe me mbrojtje të lartë nga shteti.

Vjen pyetja, po kush i mbrojti historikisht ato kisha, i kanë mbrojtur vetë qytetarët, ngase kanë qenë të tyret, sidomos kur shqiptarët e këtyre trevave i takonin  besimit ortodoks.

Edhe pse gjatë shekullit XV shumica  kaluan në fenë, apo besimin islam, pra në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, vetë shqiptarët i ruajtën kishat sepse ishin të tyret.

Edhe kur ato, sikundër Patrikana e Pejës, Kisha e Deçanit, dhe e Graqanicës u uzurpuan nga serbët, shqiptarët i kanë ruajtur dhe janë kujdesur për to, si trashëgimi kulturore e Kosovës e assesi serbe.

Pra, këtu duhet të kihet parasysh fakti që të mos pranohet ky përkufizim i kishave në Kosovë, si një trashëgimi fetare dhe kulturore serbe,ngase është e pavërtetë si përkufizim dhe e dëmshme për trashëgiminë kulturore të qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

KosPress Portal 23/01/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?