Shkruan: Naim KELMENDI
Lideri (atëbotë kryetari) i PDK-së Hashim Thaçi, bashkë me Ivica Daçiqin, e nënshkroi më 2013 në Bruksel Marrëveshjen e Asociacionit për komunat me shumicë serbe. Më 2015 po ashtu në Bruksel, e nënshkruan lideri (kryetari) i LDK-së Isa Mustafa, bashkë me Akeksandër Vuçiqin.
Po ashtu, edhe lideri (kryetari i përjetshëm i AAK-së) ia humbi Kosovës 8.300 hektarë tokë, duke ia falur Malit të Zi. Të gjithë këto parti së bashku: PDK, LDK, AAK, që tash janë në opozitë, e votuan Gjykatën Speciale ,dhe tash po ”vajtojnë” për ata që po gjykohen në Hagë. Këto janë vetëm disa nga vendimet e dëmshme që kanë ndërmarrë në dëm të shtetit të Kosovës, pikërisht këto parti, pra kur këta ishin në pozitë. Tash turrja dhe ulërimat e tyre egërsisht kundër Njërit, Albin Kurtit, janë të padenja dhe thellësisht hipokrite vetëm për pushtet.
Tashmë paradoksalisht janë kohezionuar dhe homogjenizuar egërsisht kundër Njërit: Albin Kurtit.
- Advertisement -
Edhe pas paraqitjes së 6 Kushteve nga kryeministrit Kurti për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e që janë de fakto e de jure dekonceptim e asociacionit me kompetenca ekzekutive, apo thënë ndryshe pa mos pranuar asfarë asociacioni me kompetenca ekzekutive,apo asociacion njëetnik, duku parashtruar kushte të qarta, sikundër e thotë në pikën 1, se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi: Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, nuk mund të ketë Bord, dhe duhet ti shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas ligjit për qeverisje lokale;pastaj te pika 3, se të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, dhe se: para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në Veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale, pastaj te pika 5, se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe te pika apo kushti 6, se presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet për mospranimin e Republikës së Kosovës për në Bashkimin Evropian s’janë këto pikat që esencialisht përjashtojnë çdo asociacion me kompetenca ekzekutive. Asociacioni është obligim ndërkombëtar që derivon nga pakoja e Ahtisarit, por këto 6 Pikat e Kurtit përjashtojnë çfarëdo rreziku, se mund të krijohet asociacion me kompetenca ekzekutive.
Atëherë ku po i dhemb opozitës në këtë yshtjen e saj të paprincip dhe turrjen e egër e me kaq hipokrizi ulëritëse. Mos vërtet po dashkan të krijohet “Zajednica”, vetëm që të rrëzohet qeveria Kurti. Ndryshe, a mos po e dashkan të keqen e vet vetëm që e keqja ta godas edhe kundërshtarin bashkë me ta, apo ndryshe: “për inat të resë më vdektë djali!?”. Kjo është dhe mbetet një opozitë destruktive edhe atëherë kur për temat nacionale do të duhej së paku të tregonte homogjenitet në konstruktivitet.