Shkruan: Naim Kelmendi
1. Emisarët evropianë dhe amerikanë, që në krye të herës do të duhej presionin diplomatik ta drejtonin nga Serbia dhe Aleksander Vuçiqi që ta heq nga Preambula e Kushtetutës së Serbisë Kosovën si pjesë të Serbisë.
Duket se presioni ndërkombëtar po rritet së shumti ndaj Kosovës për ta krijuar Asociacionin e komunave serbe.
2. Roli i opozitës në raport me Asociacionin nuk është bash askund. Më të madh e kanë inatin me pozitën, Albin Kurtin sesa të luajnë rolin e tyre konstruktiv dhe të dhënë kontributin edhe në këtë temë,por jo të fërkojnë duartë, që të rrëzohet qeveria e Albin Kurtit e të marrin pushtet. Dihet se për ta më shumë i rëndësishëm është pushteti se sa shteti!?
- Advertisement -
Këtyre duhet thënë troç: ata që sot dalin krah atyre që po duan edhe njëherë të shpallin diversion ndaj shteti të Kosovës,renditen në anën e gabuar, dhe me vetëdije po kryejnë tradhti ndaj shtetit të Kosovës.
3. Emisari evropian Lajçak dhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Gabriel Eskkobar po shihet sheshazi se kanë marrë anë me pa të drejtë po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës për ta bërë së pari Asociacionin e komunave serbe,në vend se t’i bëjnë presion Serbisë për zbatimin e 33 Marrëveshjeve të nënshkruara në raport me Kosovën,pastaj presionin ta drejtonin ndaj Serbisë edhe për njohjen e Kosovës, që në planin francezo-gjerman njohja ishte në qendër, dhe sigurisht me insistimin e Serbisë (pasi e pranoi planin) ajo pikë është hequr.
Dhe, tash shtizat e presionit emisarët i kanë drejtuar kah kryeministri Kurti për ta krijuar me patjetër Asociacionin, duke shkuar aq larg me këtë qëndrim sa që Eskobar të deklarohet se, edhe pa kryeministrin Asociacionin do ta bëjmë me shoqërinë civile e me faktorë tjerë jashtë qeverisë?!
Vjen pyetja për çfarë Asociacioni po përgatiten këta emisarë t’ia krijojnë komunitetit serb në Kosovës. Vetë karakteri unitar i shtetit nuk duron asfarë pushteti të tretë, sepse nuk e duron Kushtetuta.
Këta emisarë duhet që më parë ta marrin njohjen e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës (të cilën vështirë ta arrijnë pa presionin e fortë nga ndërkombëtarët) e pastaj të bëhej Asociacioni, por assesi me kompetenca ekzekutive, ngase kështu do të rrezikohej vetë qenia e shtetit, dhe pikërisht ky është qëllimi i Serbisë.