Shkruan: Naim KELMENDI
Vetë emërtimi “Asociacion i komunave serbe” nënkupton një Bashkësi të komunave serbe, pra këtu i del kuptimi gjësë, kjo nënkupton një bashkësi etnike me një organizim e administrim tjetër në vetvete, pra që pashmangshëm nënkupton dhe një pushtet tjetër. Në Kosovë ekzistojnë dy novele të pushtetit apo të qeverisjes, ai i nivelit qendror dhe i nivelit lokal, pra sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Asociacionin e vitit 2013 të nënshkruar në Bruksel nga presidenti Hashim Thaqi asociacion me kompetenca ekzekutive, që dilte si pushtet i tretë brenda republikës, dhe më pastaj me 2015 i nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa janë thjesht dëmi më i madh që i kanë bërë shtetit të Kosovës, dhe thjeshtë duhet të ndiqen penalisht këta dy nënshkrues, dhe të gjykohen për tradhti kombëtare, pra tradhti ndaj shtetit. Fatbardhësisht që më vonë Kushtetuesja i rrëzoi 22 Nenet e këtij Asociacioni fantom, pra që bien ndesh më frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dhe, tashmë ai Asociacion i atëbotshëm mund të quhet i vdekur juridikisht dhe i paapllikueshëm si organizim i atillë çfarë ishte. Kosova nuk duron assesi një organizim pushteti të tretë për komunat një etnike serbe të veriut. Kjo nuk gjendet as në pakon e Ahtisarit.
Atëherë për çfarë asociacioni po pretendohet. Edhe një variantë që ka rrjedhur këto ditë si propozim nga një organizatë evropiane, thuaja se në të gjitha fushat, ekonomike, shëndetësore, atë të drejtësisë, kulturore, në administratë Bashkësia do të ketë kontroll të plotë, pra që nënkupton një vetëqeverisje. Kjo mbetet e papranueshme dhe sërish antikushtetuese gjithsesi. Pra këso propozim projektesh pavarësisht se nga kush vijnë,që nënkuptojnë thjesht qeverisje dhe administrim autonom të Bashkësisë së komunave serbe,janë vetëm deriçkë e hapur për ndarjen e veriut të Kosovës më vonë.
- Advertisement -
Qeveria e Kosovës, në këtë rast kryeministri Albin Kurti, nuk duhet të nënshkruajë me asfarë çmimi për Kosovën një Asociacioni të tillë,dhe besojmë shumë që kryeministri Kurti assesi s’do të nënshkruajë,pra që nënkupton Asociacion i një pushtet të tretë për Bashkësinë e komunave serbe.
Vetë Pakoja e Ahtisarit iu garanton mjaftueshëm të drejta pakicës serbe në Kosovë. Mbase aq shumë të drejta, sa që arrihet një diskriminim pozitiv në raport me pakicat tjera në Kosovë. Duket se as këto nuk po ju mjaftojnë pakicës serbe, që nuk përbëjnë më shumë se 2 përqind.
Të gjithë serbët në Kosovë janë kolonë. Shikoni hartën e vendosjes së tyre, janë të vendosur nëpër enklava. Pakica serbe duhet të integrohet në sistemin juridik e qeverisës dhe në institucionet e shtetit të Kosovës, meqë i kanë të drejtat e garantuara, ndryshe ata që s”duan të jetojnë në këtë shtet, prapë është e drejtë e tyre që të zgjedhin se ku do të jetojnë.