Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Figura e Adem Jasharit në poemën e Naim Kelmendit “Shqiptari vdes duke kënduar”
OP/ED

Figura e Adem Jasharit në poemën e Naim Kelmendit “Shqiptari vdes duke kënduar”

Published 10/02/2023
Share
SHARE

Ideja e çlirimit të shqiptarët si rend i vërtetësisë ontologjike

Shkruan: Altin (Sh) Kajtazi

Liria e individit duhet të burojë nga ideja themeltare e vetë qenies, pra shpëtimi duhet vije nëpërmjet vetë lirisë (duke qenë se liria është sublime). Ndërsa, ky “vetëflijim” po aq universal në vetëkuptim, shprehet në idealizëm të realitetit ontologjik, sot e përgjithmonë.

Poema “Shqiptari vdes duke kënduar”, i autorit Naim Kelmendi, është shkruar nga vija e frontit, si korrespodent, ku paraqet përvojën njerëzore dhe ngjizët në tërë subjektin e veprës. Një botë e jetuar pa liri, do të thoshim, është sikur të jetojmë më “sigurinë e pasigurisë”.

- Advertisement -

Duke iu referuar vargjeve “Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe, vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë”, autori paraqet një epokë marshimi drejt lirisë. Epokë të cilën e ka përjetuar edhe vetë autori, që përmban në vete një qëllim, nga i cili derivohet kuptimi i “tokës së premtuar, liridashëse”.

 Pra, Kelmendi sjellë të lexuesi të përjetuarën / realen. Gjithsesi, në këtë kontekst, gjuha e shkruar luan rol thelbësor, sepse nuk është përfytyrim / trillim, por ka elementin bazik (faktin) në tërësinë e idesë. Autori parafrazon figurën e lavdishme të UÇK-së, Adem Jasharin, figurë e cila vjen si (shpëtim prej tij, gjë që edhe ndodhi).


është koha për luftë, kohë për kryqëzata, kohë

për të marrë frym shqip dega e gjethit n’maje

kohë për Lulëkuqe Llapi e Drenice etjes në zgjim…

- Advertisement -

Këto vargje janë konceptuar në mënyrë koncize, sugjestive dhe potencialisht në ndryshim të paradigmës dhe këtu qëndron “kontributi” i veprës. Shkruar e përjetuar si zë letrar dhe lirshëm mund të themi se poema “Shqiptari vdes duke kënduar” është një prurje e re në letërsinë shqipe.

Kjo ngase, instancat e paraqitura përmes vargjeve janë ndriçuese edhe sot e gjithë ditën. Gjatë leximit mund të vëresh se vargjet plotësojnë njëra-tjetrën, duke formuar dialogje mbi momentet / ngjarjet e kohës. Ky vëllim, brezit të ardhshëm (lexuesve, studiuesve etj.), do t’i shërbejë si një gur prove në rrënjët e qenies sonë.

jemi këtu

- Advertisement -

qëkur nxeu ky diell, qëkur dimë për Shkup e për Shkodër

e patëm nga Molla e Kuqe gjer në Artë pamjen një me Ilirinë

e ku keni parë ju ore armiqtë t’i trembni me britma e gogolë…

Libri me titull: “Shqiptari vdes duke kënduar” ka dy rrugë: e para, është një histori reale e paraqitur përmes vargjeve, dhe e dyta, autori i qaset poemës në mënyrë mbresëlënëse.

Megjithatë, krijimi është ‘shpirtëror’, që tërheq individin zvarrë në kohë lufte, duke treguar të bëmat përmes artit poetik, nga ku nis edhe zanafilla e rrënjës (qenies) sonë.

Si në këtë rast, poema e autorit Kelmendi është e virtytshme, argumenton midis njerëzve të lirë dhe skllevërve. Andaj, filozofi i njohur Aristoteli thoshte: “Është e vërtetë, pra, se ka nga origjina natyrore ata që janë vërtet njerëz të lirë, por edhe ata që janë dukshëm skllevër”.

Përmes vargjeve, autori portretizon njerëzit që sakrifikojnë çdo gjë për te vetmin qellim: lirinë. Gjithashtu, bënë thirrje që njeriu mos të sundoj mbi njeriun, por te këtë harmoni mes popujve dhe të “ëndërrojnë” kah e mira.

Emancipimi i shoqërisë varet nga guximi. Ketë guxim të paraardhësve tanë e kishte kryekomandanti Adem Jashari, ku nisët nga asgjëja dhe “krijon” çdo gjë! Ai mbërriti si ushtarë i madh tek ne, që njëherësh shënjon fillimin e historisë, duke e përmbyllur kaptinën “e errët”. Ai e bëri epokën realitet të shqiptarët.


Në oda burrash është pjekur burrëria është djegur

teli i lahutës janë përrcëllur këngët në trimëri…

Në vargjet e lartpermenduara, Kelmendi i rikthehet problematizimit të asaj që e përbenë esencën e historisë. Autori i rikthehet traditës shqiptare (odë burrash), ku përmes poemës, me një stil të natyrshëm,  paraqet teoritikisht gjithçka të përjetuar.

Autori nuk fsheh asgjë, ai e thotë më gjuhën e vërtetësisë (thelbi i së vërtetës kuptohet gjithmonë nga termat e mosfshehjes).

Vargjet fund e krye kanë një shpërfaqje atdhedashurie (se nuk ka të vërtetë përveç asaj që ne e kërkuam dhe që na takon), me qëllim që njeriu të jetojë jo si skllav, por të shërbejë më një kauzë të përbashkët.

shenjën (UÇK) do ta kenë në uniforma e në djepa

në LAVDI kombëtare në male në shtigje në thepa

aty ku bien zogjtë e shqipes përjetësive të shenjta…

Këta rreshta janë kënduar në çdo cep të Kosovës nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në ditën e lirisë. Poeti shkruan nga vija e parë të frontit, që do të thoshim: arti është një fluturim që përqafon lirinë e qiellit. Pra, njeriu që shkruan dhe lexon nuk bënë vetëm letërsi, por edhe histori.

pastaj vijnë nga perëndimi vijnë nga Evropa

plot epsh mëmëdhetar ngritet flamuri i Arbrit

betohen një nga një para tij para atdheut

lidhen besë për besë për Vdekje o Liri, dhe

ua shohim syrin në shënjestër, gishtin në këmbëz

madhështinë shqiptare në urtinë e hershme të Gjergjit

kushtrimit i del fjala e nga jehona e saj nxihen malet…

Analiza e këtyre vargjeve ka një sistem shenjash, të cilat (bashkojnë jo vetëm një emër), por një koncept që paraqitet përmes tri gjerave kryesore: nga këndvështrimi i tjetrit në mënyrë reale, i shënjuari paraqitësi (autori konstruktiv), dhe e fundit ajo që ndodhi (fakti). Këto tri komponentë përkufizohen thjesht nga brendia. Ndërsa, ndryshimi vije si koncept i përgjithshëm i vetë çlirimit, që nuk lidhet me materialen, por më të brendshmen e idesë dhe ndjenjave të atdhedashurisë që rrjedhën natyrshëm nga Adem Jashari së bashku më çlirimtarët.

Autori Kelmendi e përmbyll poemën më vargjet:

bari rritet sërish dhe shpendët përsëri shihen andej

e shumohen prej vezës së vet e bashkë me njerëzit

ecin lumenjtë e stinët, e mungojnë vetëm të rënët

s’mungojnë në asnjë çast emrat tanë mësa kohët tona

i yni i bie cep më cep pa drojë duke prekur zgjimin

duke mos besuar se nga hiri i vet Ringjallet Kosova

Poema e autorit Naim Kelmendit “Shqiptari vdes duke kënduar” duket e pandashme dhe përputhet ngushtë me “betejat” e tij. Ka shumë elemente që i referohen vetes (identifikimit të shpalosur), dhe merr rolin në frontin ku është shkruar pa u frikësuar, duke paraqitur vargje më mendjemprehtësinë e tij.

KosPress Portal 10/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

09/04/2025
OP/ED

Idealizmi në shitje: 28 Nëntori, dita e Flamurit dhe realiteti që kemi ndërtuar

25/11/2024
OP/ED

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat…

25/11/2024
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?