Shkruan: Kujtim HAJDAJ
Pavarësia e njohjes së Kosovës është e pashmangshme nga Serbia.
A nuk i dini ju krimet që Serbia i bëri në Kosovë?
Tani nuk është e rëndësishme nëse serbët e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë të vërtetën për veten e tyre. Por po, ju duhet ta dini se serbët kanë kryer krime të tmerrshme dhe gjenocid kundër shqiptarëve në Kosovë.
SHBA dhe UE ju kanë zgjedhur ju, dhe jo përfaqësuesit e Serbisë, për të negociuar një marrëveshjeje për paqe midis dy kombeve në këtë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor.
- Advertisement -
Ne kurrë nuk e kemi thanë se keni gabuar që keni zgjedhur rrugën e negocimit për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ngrira politike midis Kosovës dhe Serbisë, por ne nuk jemi dakord që ju po tregoheni politikisht më afër Serbisë në këtë proces negociues, duke e ditur se serbët janë manipulues të mëdhenj të historisë për krimet e tmerrshme në luftërat ballkanike para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ata i kanë bërë kundër popullit shqiptar.
Dhe në historinë e fundit të luftës gjatë viteve 1998 dhe 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe kanë bërë shkatërrime të mëdha., masakra, djegie, helmime, përdhunime dhe vrasje të civilëve të pafajshëm shqiptare në Kosovë.
Ushtria dhe policia e Serbisë, të udhëhequra nga udhëheqësi kriminal shtetëror Milosheviq, kanë dëbuar dhunshëm më shumë se 700.000 shqiptarë civilë të pafajshëm nga Kosova.
Millosheviq ka urdhëruar që të gjitha kufomat në Kosovë, që mund të ishin argument për të vërtetën në interes të Gjykatës së Hagës, të dërgoheshin në Serbi.
Më shumë se 1,500 kufoma që ishin djegur në furrat e Trepçës.
- Advertisement -
Frigoriferët me gra dhe fëmijë shqiptarë që dolën nga i ftohti i Danubit në Serbi. Varreza masive të shqiptarëve të zhvendosura në poligonet e policisë anembanë Serbisë.
Deri në vitin 2008, rreth 800 mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë të varrosur në varreza masive në Serbi janë zhvarrosur dhe iu janë kthyer familjeve.
Në varrezat e Rudnicës dhe Rashkës janë zbuluar rreth 250 trupa të shqiptarëve të Kosovës.
- Advertisement -
Në vitin 1998, në Prekaz, në rajonin e Kosovës, forca të mëdha ushtarake dhe policore serbe, të armatosura me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë, rrethuan shtëpinë e familjes shqiptare dhe për tri ditë e tri netë radhazi gjuajtën, pa dallim edhe në gra e fëmijë dhe civilë tjerë të vrarë. Helikopterët dhe makinat ushtarake kanë gjuajtur breshëri plumbash vdekjeprurës mbi ta dhe pastaj forcat e policisë kanë hyrë në fshat duke qëlluar nëpër shtëpi.
Forcat vrastare serbe të sigurisë me ndihmën edhe të ushtrisë serbe bënë masakër mbi 56 anëtarë të familjes shqiptare Adem Jashari. Midis tyre janë 18 gra dhe 10 fëmijë. U bë gjenocid i paparë ndaj një familjeje të pa mbrojtur vetëm pse Ishin shqiptarë.
Pastaj, me 1999 u vranë më shumë se 10,000 shqiptarë, gjatë atyre muajve të tiranisë serbe të ushtruar barbarisht mbi civilë të pa mbrojtur në Kosovë, sikurse masakra e njohur që u bë në Reçak e cila e alarmoi botën përmes Ambasadorit William Walker mbikëqyrës i krimeve, për ato vrasje barbare që u bënë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë.
Prandaj, z. Escobar dhe z.Lajçak:
Çdo njeri por edhe kafshë në këtë botë ka të drejtë të mbrohet kur sulmohet nga agresorët. Si në çdo vend tjetër në botë.
Shqiptarët kanë qenë edhe pasues të politikës paqësore të udhëhequr nga lideri Ibrahim Rugova, por duke pasuar pas kësaj edhe me rezistencë të armatosur përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të luftuar okupacionin e Serbisë në Kosovë.
Në fund, z. Escobar dhe z.Lajćak: Marrëveshja politike dhe paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të nënshkruhet, por pa prekur në integritetin dhe territorin sovran të Republikës së Kosovës.