Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS
LajmeOP/ED

E VËRTETA DHE LAJTHITJA E KRYEKUVENDARIT TË KOSOVËS

Published 09/04/2025
Share
SHARE

Shkruan: FETI MEHDIU

Akademik Rexhep Qosja, në vitin 1991 tha: “Feja është barrë e rëndë, po nuk dite ta mbajsh, të qet në dy gjunjët” – dhe kjo nuk ka diskutim!

Është e diskutueshme çështja e pluralizmit fetarë.

Këtu qëndron e vërteta dhe lajthitja e kryekuvendarit të Kosovë.

- Advertisement -

Pluralizmi real fillon prej numrit dy edhe me tre. POR sa i përket çështjes fetare, te shqiptarët, kjo është kristalizuar nga Rilindësit shqiptarë, në shekullin XIX. Ata të mbështetur në dy Librat e shpallur: UNGJILLIN DHE KUR`ANIN, mbi të cilët shqiptarët kanë ndërtuar këto vlera që ka sot populli shqiptar, i dhanë vulë kësaj çështje me platformën “MUSLIMAN E TË KRISHTER JEMI VËLLEZËR TË TËRË”( shih: Feja e shqiptarit është Musliman e të Krishterë, Prishtinë, 2016), dhe shtuan: “si Ungjilli dhe Kur`ani – mos e ndani Perendinë; njëri tjetrin mos e hani…”

Kryekuvendari i Kosovës, në Konferencën shkencore “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, që është një vazhdim i një Konference të ngjashme që u mbajt para 20 vjetësh në Tiranë, me të drejtë theksoi se te shqiptarët: “në asnjë moment nuk ka pasur konflikt i cili ka bazë fetare,…në historinë kombëtare ka plot prijës fetarë që kanë luftuar për çlirim nga okupatorët.”

Qëndron edhe fakti se Shqiptarët treguan konsideratë, përveç Ungjillit dhe Kur`anit, edhe për Tevratin: “siç ishte rasti me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore,” pavarsishtë sa është numri i ithtarëve të Tevratit(Hebrenjëve) te shqiptarët. Si edhe fakti se bashkëjetesa e ndërtuar me shekuj, që është “meritë e të gjithëve, por më shumë të besimtarëve shumicë.” Këtë e pat konfirmuar edhe kleriku Matej Llogoreci.

Ndërkaq, lajthitja e kryekuvendarit Konjufca është në shprehjen e tij se: “Kombi ynë është bartës i katër feve të mëdha monoteiste.”

Kjo sa është e paqëndrueshme, po aq është e habitshme kur shprehet para përfaqsuesve kompetentë për fetë në Kosovë: përfaqsuesi i Dioqzës Katolike dhe përfaqsuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës.

- Advertisement -

Sëpari për arsye se Fetë nuk ndahen në të mëdha e të vogla, nuk mvaren nga numri por dallohen sipas LIBRAVE TË SHENJT, që janë: 1.Tevrati, 2.Ungjilli dhe 3.Kur`ani. Shqiptarët e kanë dëshmuar gjatë historisë se i respektojnë të TRE KËTA LIBRA TË SHENJT, por populli shqiptarë beson dhe praktikon Ungjillin dhe Kur`anin.

Së dyti shprehja “KATËR FE” pa i përmend cilat janë ato fe, fut huti në opinion dhe i bie ndesh dëshmisë së zotëri Don Lush Gjergjit, i cili në dëshminë e tij, në vitin 2005, në Komitetin e Kongresit Amerikan, në Washington, tha:”..në Kosovë historikisht dhe aktualisht kemi dy fe, Krishterimin dhe Islamizmin. Krishterimi ndër shqiptarë, për rrethana më tepër politike se sa fetare, u nda në dy Kisha…”

Është në kundërshtim edhe me deklaratën e At Gjergj Fishtës që e shprehu në Paris: “..jemi popull me dy fe por nuk jemi popull me bartoleme.”

- Advertisement -

Shprehja e Kryekuvendarit Konjufca se kjo çështje: “duhet të promovohet në mënyrë akademike dhe të studiohet nga akademikët,” është sinjal që duhet shqyrtuar me seriozitet, kur dihet se akademikët shqiptarë edhe aktualisht vazhdojnë të promovojnë pseudovlerat e ATEIZMIT TIPIK SHQIPTARË, gjë që është në pozita diametralisht të kundërta me ÇËSHTJET FETARE.

Akademikëve nuk u shkon ndërmend fare të marrin në dorë tre librat e shenjt: Tevratin, Ungjillin dhe Kur`anin nga të cilët ka mbirë dhe është zhvilluar gjatë historisë realiteti botëror.

Kjo është çështje që i përket Kryekuvendarit të Kosovës, kurse Dioqeza Katolike e Prizrenit dhe Bashkësia Islame e Kosovës, mbajnë kompetencat themelore dhe përgjegjësitë për çështjet fetare.

KosPress Portal 09/04/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025
Lajme

Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?