Shkruan: Milazim Maraj
Nesër takohet Kryeministri i Republikës së Kosoves me Presidentin e Serbisë. Ky është takimi i caktuar pas ekcesit të shkaktuar nga Serbia në veri të Mitrovicës. Sipas medieve Ministri i jashtëm dhe i sigurisë të BE Josef Borel ka caktuar të bisedohet vetëm për një pikë dhe kjo është të pa gjeturit. Do të thotë që BE e pranoj si pikë për negociata edhe pazarin e turpshëm dhe të tmerrëshëm të Serbisë, me trupat e pa jetë të shqiptarëve të vrarë nga shteti serb në vitetin 1999. Në dukje të parë ky takim nuk dotë ketë ndonjë interes për palet sa do ta arsyetoj punën e deshtuar në dialog të z. Borell dhe z. Lajçak. Serbia ky shtet i formuar pa arsye të strategjisë kriminale ruse dhe si pikë fatëkeqësie për Evropën dhe botën vazhdon të përkrahet nga BE.
Analistet nga BE si Konrad Clevin, Analistet nga SHBA si dhe anlistet dhe politikanet serb, Janjiq, Çanak, Sonja Biserko tregojnë se Serbia nuk është e gatshme të ballafaqohet më krimet e luftës që i kanë bërë ushtria e policia serbe në Kosovë. Pse duhet të lutët 12 vite shteti kriminel?
Serbia vazhdon të i mbaj lartë në aparatin shtetëror kriminelet e luftës, Aleksander Vuçiq, Ivica Daçiq, Bozhidar Deliq etj. Kjo humbje kohe për më shumë se një dekadë ishte për shkak që Serbia nuk u denua për qindra mija viktima në territorin zyrtar te ish Jugosllavis dhe as për luftërat tjera të krijuara nga kjo, për interesa të Rusisë dhe serbizimin e Gadishullit Ilirik. Ky gabim i BE, qoftë për skepticizmin e tyre, qoftë për interesat lokale, grupore apo ndonjëherë individuale po e dëmton në radhë të parë popullin e pafajshëm shqiptarë dhe gjeopolitikën e vet në të njejtën kohë. Serbia ka mobilizuar 48 baza ushtarake për rreth kufirit të Kosovës. Kjo më tëpër bëhët për të rritë pazarin në negociatat tani më të pa kuptimta dhe pa rezultate. Kosova duhet të vendos reciprocitetin në këto seanca për dialkog. Kushtetuta e Kosovës nuk lejon asociacion një nacional. Andaj do të duhej që serbëve të u njifet këshilli nacional me të njejtat kompetenca që i ka Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Kosovën lindore. As gjë më shumë.
Respektimi i kompetecave të shqiptarëve në Kosovën lindore do të duhej të jetë indikator për respektimin e kompetencave të Këshillit Nacional të serbeve në Kosovë. Ndërka që Kosova duhet të kërkoj qoftë për mes të Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër të filloj proceduren e dënimit të krimeve të luftës nël vitin 1999. Të kërkoj përgjëgjësin e Serbisë, çdëmtimin dhe ndeshkimin e saj. Shtetet demikratike të Evropës duhet të fillojnë ndërprerjen e marrdhënijeve ekonomike me Serbinë. Nuk ka vlerë të investohet në një shtet që vihet pro Rusisë dhe kundër Evropës. Pritja vetëm sa krijon joshje Serbisë që këta të vazhdojnë më shantazhe kundër Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë më vonë edhe Shqipërisë. Serbia sillët si hije, Kur ti hec përpara ajo shkon pas. Kur ti shkon pas ajo hec përpara. Në emër të paqës në Evropë Kosova ka humbur shumë që 23 vite. Ndërsa Serbia kriminale më kriminelet e saj ka vazhduar politikën e krimit në masë e mbështetur nga Rusia që synon okupimin e shteteve që i kishte Bashkimi Sovjetik, dhe ato ku kjo Federatë kishte ndikim. Zvarritja më dialogje dhe negociata më Serbinë është përkrahje e saj për krime të reja. Në shënjestër është Bosnja dhe Mali i Zi. Përndryshe kërrcënimet ndaj Kosovës janë si lehje e qenit të keq në hënë. Serbia ka imazh për masakra jo për luftë të ushtrisë më ushtri. Kjo provoj ofenzivat e ushtrisë Kroate “Olluja” dhe “Blesak” dh u ndanë me bisht ndër këmb. E provoj suprimacinë e vet të “ ushtrisë qiellore” në Koshare por të gjitha njesitë elite iu thyen. Ajo si zakonisht tentoj të mbulojë turpin e humbjes më deklarata të rrejshëme duke paraqit shifra të larta të ushtarëve shqiptarë pastaj edhe pjesëmarrje të ushtarëve të NATO-s. Ajo ka ngritë një përmendore në Beograd për humbjet që i kishte në Koshare. Ky shtet jo një herë në historinë e tij ngritë përmendore për humbjes së vet. Nese kthehemi pas në histori Serbia të njejtat sjellje ndaj fqinjëve i ka pas gjithmonë. Kështu ndaj Shqipërisë së pavarur, ka bërë shantazhe politike, ekonomike dhe ushtarake pa ndërpre për mes të grupeve të veta kriminale. Kjo ka vazhduar deri në themelimin e” Frontit të heshtur” të komanduar nga Kadri Hazbiu. Pas aktiviteti të këtij fronti Serbia i ka ndal shantazhet e veta.
Petkoviq deklaroj që Kosova nese nuk pranon kërkesat e Beogradit, lë të përballët më grupet guerile. Por kjo është për konsum të brendëshëm, nuk e frikon kënd. Këto grupe mund të i përdor edhe Kosova madje më shumë motiv dhe arsye. Këta janë bijt dhe bijat e familjeve që ushtria e Viçiqit, Daçiqit, Petkoviqit, Selakoviqit, Deliqit dhe Odalloviqit i kanë masakruar në prezencën e tyre. Uroj që kjo të mos ndodhë; por edhe nese ndodhë të ndodhë direkt në familjet e këtyre kriminelëve dhe lë ta provojn sa dhëm. Serbia duhet të ndahët, të jetë sa më pak e rrezikshme, sa më pak e rëndësishme për Rusinë.Vetëm kështu mund të jetojnë populli i qetë në Gadishullin Ilirik. Ne jetojmë mirë pa njohjen e Serbisë. Njohja reciproke ka një farë kuptimi.