Shkruan: Naim KELMENDI
Plani i propozuar nga Fridrich Hebert Shtiftung, i cili iu prezantua dje publikut në Prishtinë, ofron hiq më pak se në tërësi Asociacion me të gjitha ingerenca të pushtetit në te gjitha fushat të këtij organizimi për komunat e etnitetit serb të Veriut të Kosovës.
Në këtë plan janë të gjitha elementet e një pushteti të tretë në republikën e Kosovës. Sipas këtij plani-projekti Asociacioni do te jetë presidentin e vet, kuvendin, bordin, stemën e vet, flamurin etj, gjithashtu thekson kontroll të plotë në shumë fusha të jetës së Asociacioni, sikundër kontroll të plotë në ekonomi, kontroll të plotë në shëndetësi, kontroll të plotë në kulturë, kontroll të plotë në drejtësi, kontroll të plotë në administratë, kontroll i plotë në buxhet etj. Atëherë sipas këtyre ingerencave sipas këtij plani për Asociacionin është huq më pak se Autonomi territoriale e etnitetit serb në veri të Kosovës, ndryshe sipas këtij plani nëse pranohet si i këtillë, atëherë këtu fillon bosnjëzimi i Kosovës.
De fakto këtu mungon vetëm ushtria dhe policia e këtij rajoni, e që edhe këto mund të krijohen më vonë, po qe se vetë plani krijohet si i tillë.
- Advertisement -
Me kërkesën e Ambasadës amerikane sot janë ftuar partitë politike opozitare dhe nga shoqëria civile për të diskutuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të thuhet se kontributin e tyre në këtë debat mund ta japin edhe partitë opozitare apo shoqëria civile, por në asnjë mënyrë nuk do të duhej të japin aprovimin për ndonjë asociacion sikur është propozim plani i këtij Asociacioni propozuar nga Dietrich Hebert Shtiftung, që është kryerjeje de fakto e de jure një asociacion me të gjitha kompetencat ekzekutive, pra që nënkupton një mini shtet për bashkësinë e komunave serbe në territorin e veriut. Kjo bie ndesh me vetë Kushtetutën e Republikës së Kosovë mbetet e papranueshme për Kosovën. Me një fjalë, kjo është një “krahina serbe” në trupin e Kosovës.