Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger në një intervistë për RTK-në në magazinën “Info Plus” ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ndodhet në një qorrsokak. Ajo ka kërkuar që BE të emërojë ndërmjetës të tjerë në dialog.
“Në këtë situatë mund të takohemi edhe njëmijë herë, por nëse njëra palë nuk dorëzon një pjesë të interesave të veta, pra vijnë propozime nga Kurti dhe shkohet me kundër propozime, kështu nuk shkohet përpara. Për momentin dialogu është bllokuar. BE duhet të emërojë të tjerë ndërmjetësues, që do të kishin qasje te akterët e bisedimeve, që do të ishin me rigoroz në këtë rast me Vuçiqin, që të gjendet një zgjidhje. Pra të dyja palët duhet tregojnë vullnet për një zgjidhje, dhe jo vetëm njëra palë”, tha Schneeberger.
Ajo tutje ka thënë se Vuçiq nuk është i gatshëm për marrëveshje, prandaj nuk ka zgjidhje pa qenë të dyja palët të gatshme.
Schneeberger: Serbia duhet të dënohet financiarisht
- Advertisement -
Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, në një intervistë për RTK-në në magazinën “Info Plus”, ka thënë se BE e ka nënvlerësuar politikën e Vuqiqit prej një autokrati.
Duke komentuar sulmin terrorist në Banjskë, ajo thotë se Vuqiqi luan me frikën njëjtë siç bën Putini.
Ajo ka thënë se autokrati Vuçiq deri sot është shpërblyer për veprimet e tij dhe ky është faji i ndërmjetësuesve. Sipas saj tani është koha që BE të reagojë.
“Ky ka qenë sulm mbi sovranitetin e shtetit. Veriu është pjesë e Kosovës. Ky sulm ka pasur për qëllim të krijojë frikë, Vuçiqi luan me frikën ashtu siç bënë edhe Putini. Nuk i dimë të gjithë detajet, por kjo ishte një lojë me zjarr dhe rrezik për eskalim. Besoj që Vuçiqi ka qenë i vetëdijshëm se mund të fillojë një luftë, edhe duke e ditur që ky ishte një provokim i keq nga ana e tij”, ka theksuar zyrtarja e BE-së.
Schneeberger: Borrell e Lajçak ia kanë mbajtur anën Serbisë
- Advertisement -
Dialogu sipas saj nuk duhet të vazhdojë me Borell e Lajçak, të cilët sipas Schneeberger i kanë mbajtur anën Serbisë. Ajo po ashtu thotë se Kosova nuk duhet të pranojë një asociacion një etnik, sepse kështu Beogradi do t’i kontrollojë gjithmonë serbët në veri.
Ajo ka thënë se është e papranueshme cenimi i sovranitetit të një vendi të pavarur.
“Angazhimi i Borellit dhe Lajçakut nuk ka treguar rezultat, sepse autokratet kanë nevojë për fjalë të qarta, sepse gjuha e Borrell e Lajçak i ka stimuluar këta autokrat për veprime të tilla. Ata nuk janë objektiv në dialog, dhe si ndërmjetësues ata nuk guxojnë të jenë të njëanshëm, ata i kanë interesat e Serbisë në rend të parë, duke e dërguar dialogun në një qorrsokak”, ka thënë Schneeberger.
- Advertisement -
Schneeberger: Duhet parë nëse duhet të vazhdohet dialogu
Ajo tutje theksoi se diplomatët perëndimor e kanë “nënvlerësuar politikën e Vuçiqit”, por se tash është parë që Perëndimi ka reaguar ashpër dhe qartë. Sipas saj po mos të ndodhte kjo Vuçiqi do të vazhdonte me avazin e vjetër.
Schneeberger ka kërkuar që Serbia të marrë dënimin e merituar për agresionin ndaj Kosovës. “Unë nuk e shoh të arsyeshme që taksat e mia të shkojnë si ndihmë për një vend që terrorizon, sulmon dhe çka do që ndërmerr duke përdorur edhe paratë e mia. Serbia duhet të dënohet financiarisht, ky është hapi i parë, pastaj duhet parë a duhet të vazhdojë ky dialog, dhe nëse nuk ka pasur rezultate deri tash, të shohim të ndalemi te tema të tjera dhe të punojmë për ato tema”, ka nënvizuar Schneeberger.