Derek Chollet, Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, u kërkoi autoriteteve të Prishtinës që të paraqesin propozimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është detyrim ligjor.
Derek Chollet gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e opozitës dhe përfaqësuesit e listës Srpska, ua shprehu se Asociacioni i Komunave Serbe duhet te ratifikohet ne Kuvendin e Republikës së Kosovës.