Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka ftuar mediat në një takim, i cili do të mbahet sot, ku do të diskutohen çështjet kryesore lidhur me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të ZRRE-së, i dërguar të premten, në takim do të adresohen çështje me interes të përbashkët, duke ofruar mundësinë për shkëmbimin e mendimeve dhe për thellimin e kuptimit mbi ndikimin e këtij procesi.
Megjithatë, ZRRE-ja ka paralajmëruar se mediat do të kenë mundësinë të xhirojnë vetëm dhjetë minutat e para të takimit, ndërsa pjesa tjetër e debatit do të mbetet jashtë kufijve të xhirimeve dhe incizimeve.
Vendimi për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose 1 maji.