Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > ZKA-ja evidenton 77 raste të dyshuara për korrupsion
Lajme

ZKA-ja evidenton 77 raste të dyshuara për korrupsion

Published 03/05/2023
Share
SHARE

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, i ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të Performancës (RVP) për vitin 2022.

Raporti paraqet informata për performancën e përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) karshi detyrimeve dhe mandatit ligjor, si dhe reflekton progresin e arritur dhe adresimin e sfidave përgjatë vitit.
Spanca në fjalën e saj ka theksuar se aktiviteti auditues është mbështetur në Planin Vjetor të Auditimit 2021/22, ku përveç auditimeve të detyrueshme të rregullsisë, fokus i veçantë i është dhënë auditimeve të performancës me interes për qytetarët dhe Kuvendin.

“Angazhimi i ZKA-së, gjatë këtij viti është përqendruar gjithashtu në auditimet e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike të cilat nuk ishin audituar një kohë të gjatë nga auditimi shtetëror siç janë: KEK-u, KOSTT-i, RTK-ja dhe projekte kapitale me peshë të lartë financiare. Marrë parasysh zhvillimin e hovshëm në fushën e teknologjisë së informacionit dhe nevojës për sigurinë e sistemeve të TI-së, ZKA-ja ka audituar sisteme të teknologjisë së informacionit me rëndësi shtetërore dhe strategjike”, thuhet në njoftimin e Auditorës së Përgjithshme.

Me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe shfrytëzimin e fondeve publike me efikasitet, efektivitet dhe arritjen e vlerës për para në vitin 2022 (që mbulojnë periudhën 2021) Auditorja e Përgjithshme Spanca ka treguar se ZKA-ja përmes raporteve të auditimit ka dhënë mbi një mijë rekomandime (1,030).

- Advertisement -

Po ashtu, sipas njoftimit, është rritur efikasiteti dhe ruajtur konsistenca në auditim duke avancuar tutje metodologjinë e punës në funksion të digjitalizimit të procesit auditues.

Raporti përmban informata edhe për sa i përket menaxhimit të burimeve financiare dhe njerëzore të ZKA-së, kontrollit të brendshëm dhe etikës.

Bashkëpunimi me palët e interesit, posaçërisht me shoqërinë civile dhe qytetarët është avancuar, me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe rritjes së transparencës lidhur me menaxhimin e parasë publike.

Për të rritur përgjegjshmërinë në sektorin publik, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se gjatë vitit 2022, janë dërguar 77 raste me elemente potenciale të veprave penale, mashtrimit dhe korrupsionit në Prokurori të Shtetit, si dhe janë ofruar informacione të kësaj natyre për organet e hetuesisë.

Tutje Auditorja e Përgjithshme, ka treguar se gjatë vitit 2022, ZKA-ja ka shënuar rezultate edhe sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar duke u anëtarësuar në grupe të ndryshme profesionale në kuadër të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t.

- Advertisement -

Po ashtu gjatë kësaj periudhe ZKA-ja ka marrë pjesë dhe është përfaqësuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Bashkëpunimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë ka vazhduar dhe aktivitete të shumta në fusha të ndryshme të zhvillimit institucional janë zhvilluar gjatë tërë vitit.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka ritheksuar përkushtimin e saj për të avancuar më tutje kompetencën profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të ruaj pavarësinë institucionale, forcojë integritetin, transparencën dhe frymën ekipore me qëllimin e vetëm që t’i ofrojë Kuvendit dhe qytetarëve informacion objektiv dhe relevant për shpenzimin e parasë publike.

- Advertisement -
KosPress Portal 03/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?