Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, sot ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Mirë që fola përsëri me Miroslav Lajcak. NATO mbështet fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequr nga BE. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe NATO-KFOR”, është i fortë”, ka shkruar ai në Twitter.