Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot për në Athinë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek”, thuhet në njoftim.
- Advertisement -
Ndryshe Greqia është njëra ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën, Greqia në disa fusha ka bashkëpunim me Kosovën.