Ukraina po kërkon mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të Odesës dhe të gjithë jugut të vendit kundër sulmeve ruse.
Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, me rastin e vizitës së tij në qytetin port në Detin e Zi.
“Kam dëgjuar një raport për eliminimin e pasojave të sulmeve ruse në Odessa dhe rajon. Në Kishën e Shndërrimit të Shenjtë që Rusia u përpoq ta shkatërronte, njeriu ndjen se populli ynë, shpirti ynë është edhe më i fortë. Më i fortë se ai rus. Ne po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Odesën dhe gjithë Jugun tonë”, tha Zelensky.