Nesër në Bruksel do të mbahet takimi në mes të kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.
Lidhur me këtë ka folur zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.
Stano tha se dyja palët duhet të angazhohen që të krijojnë një atmosferë të pajtimit dhe të nisin zbatimin e shpejtë të zotimeve që janë marrë.
Ai theksoi se palët duhet të përmbahen nga veprimet që do të krijojnë të kundërten.
- Advertisement -
“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”, tha Stano.