Zëdhënësi i BE-së, për politikë të jashtme, Peter Stano serish ka bërë thirrje që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor që buron nga marrëveshja e nënshkruar në Bruksel në kuadër të dialogut.
Stano ka thënë se ende nuk ka një datë për caktimin e një niveli të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të merr hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit”, tha Stano.
Stano ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë të qartë dyja palëve se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
- Advertisement -
“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.