Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm është bërë pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.
Ai u shpreh se ky zbulim formëson edhe më tej historinë, sipas tij, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë, përcjell Klankosova.tv.
“Kalaja e Vuçakut ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.Gjatë hulumtimit u gjet Altari romak i cili i takon gjysmës së parë të shek.III, pas Krishtit, i ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr)”.
“Zbulimi formëson edhe më tej historinë, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, ka shkruar Kurti në Facebook.