SHBA-Zbardhet agjenda e e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Tiranë. Sipas agjendës zyrtari i lartë amerikan do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani.
Një ditë parë se do të vizitojë Mynihun për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih. Blinken do të ndalet disa orë në Tiranë dhe po atë ditë do të largohet nga vendi.
Sipas informancioneve Blinken pas takimit me Kryeministrin Rama do të ketë një konferencë për shtyp.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit është prioritet, e për këtë një takim sekretari amerikan i shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.