Premier League vjen sot me disa ndeshje shumë interesante. Në fushë zbresin skuadrat e mëdha, Arsenal, Manchester City, Manchester United dhe Liverpooli.
Arsenali kërkon të shtyjë festën e titullit së paku edhe për një ditë, duke kërkuar pikët e plota ndaj Nottingham, në rast të një rezultati tjetër, Manchester City do të shpallet kampion i Premier Leageu. Kjo pritet të jetë ndeshja e parafundit për Granit Xhakën me fanellën e ‘Topçinjve’, me mesfushorin shqiptar që do të transferohet tek Bayer Leverkusen gjatë verës.
Ja formacionet e mundshme:Nottingham: Navas; Worrall, Niakhate, Felipe; Aurier, Yates, Danilo, Mangala, Lodi; Gibbs-White, Awoniyi
Arsenal: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Tierney; Odegaard, Xhaka, Partey; Saka, Jesus, Trossard