Presidenti Aleksandër Vuçiq ju drejtua popullit serb se nëse nuk pranojmë planin franko-gjerman rrezikojmë izolimin.
Lideri serb deklaroi se në këtë takim Serbisë i është vënë ultimatum që të pranojë planin franko-gjerman, në të kundërt do të përballet me pasoja shumë të ashpra.
“Në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan. Në rast të mospranimit Serbia do të përballet me: ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”, u shpreh Vuçiq.