Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur sot se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është kusht pa të cilin nuk mund të ketë bisedime të mëtejshme në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai shtoi se do të shkojë në takimin në Ohër dhe do të thotë të njëjtën gjë.
Vuçiq tha se Asociacioni nuk është vetëm çështje e insistimit të palës serbe, por temë e të gjitha diskutimeve, dhe sipas tij, duhet të formohet, sepse u dakordua në Bruksel.
Asociacioni është një “conditio sine qua non” për çdo bisedë. Një kusht pa të cilin nuk mund të bëhet. Nëse dëshironi – do ta bëni, nëse nuk dëshironi – nuk do ta bëni. Vetëm, mos na merrni më kohën”, tha Vuçiq.
Ai tha se të hënën dhe të martën në Beograd do të presë të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.