Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Vuçiç po e “rrit pazarin” me Kosovën nëpërmjet Listës Sërpska
Lajme

Vuçiç po e “rrit pazarin” me Kosovën nëpërmjet Listës Sërpska

Published 10/03/2023
Share
SHARE

Lista Serbe ka ruajtur një lajm për emisarin Miroslav Lajcak, në ditën kur zbarkoi në Kosovë. Sllovaku në emër të BE-së, i kishte kërkuar Kosovës t’i shtyjë zgjedhjet, por prapëseprapë, partia e vetme parlamentare serbe thotë se s’merr pjesë në zgjedhjet e katër komunave veriore, ku i ka tërhequr kryetarët. Sipas ministrit Rashiç, pjesëmarrja ose jo e Listës Serbe në zgjedhje jep sinjal për qasjen e Beogradit në dialogun për normalizim.
Perëndimi i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zgjedhjet që ishin planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor, pas dorëheqjeve masive të serbëve të veriut të Kosovës nga institucionet publike. Në valën e këtyre dorëheqjeve, ishin larguar nga pozitat e tyre edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, i Leposaviqit, i Zubin Potokut dhe i Zveçanit.
Në situatën e tensionuar në veriun e barrikaduar, zyrtarët evropianë dhe amerikanë, i kërkonin Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, që të shtynin mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilave u ishte caktuar data.
Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, kishte vizituar Prishtinën në fillim të dhjetorit për ta sjellë versionin e fundit të planit franko-gjerman dhe për t’i kërkuar Kurtit që të shtyheshin zgjedhjet lokale.
Liderët kosovarë iu bindën kërkesave dhe zgjedhjet u shtyn për në prill, kur mendohej se do të ishte një terren më i përshtatshëm dhe shtensionues mes Kosovës dhe Serbisë.
Situata në terren u qetësua dhe Kosova e Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së, u dakorduan edhe për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.
Por, këto ngjarje nuk e kanë bindur Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Deri tash, Lista Serbe nuk ka dëshmuar ndryshe, pos që vepron sipas kërkesave dhe urdhrave të Vuçiqit. Nuk dihet nëse refuzimi i zgjedhjeve është hap i liderit serb, i cili më 18 mars takohet me Kurtin në Ohër, për hapat tutje pas pranimit të propozimit evropian.
Lajmin për mospjesëmarrjen në zgjedhje, Lista Serbe zgjodhi ta japë kur në Prishtinë erdhi Lajcak, i cili po bën përgatitjet e fundit për takimin e 18 marsit.
“…Me këtë rast shfrytëzojmë rastin t’i informojmë qytetarët se partia jonë politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk janë plotësuar kërkesat për të cilat ne u larguam nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat tona legjitime”, thuhej në njoftimin e Listës Serbe.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje do të ishte sinjal për votuesit në komunat veriore të vendit se Beogradi miraton daljen në zgjedhje dhe ka qasje pozitive ndaj dialogut për normalizim.

“Mendoj se Kosova nga ana e saj, e para së gjithash Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të ketë zgjedhje demokratike. Në qoftë se ata nuk pranojnë – në këtë rast Lista Serbe – vetëm se do të dëshmojnë se janë këtu vetëm për t’i bllokuar proceset, për të penguar dhe në fakt nuk do t’i shfrytëzonin mekanizmat për demokratizim, por ata mekanizma do t’i shfrytëzonin për pengim”, ka thënë Rashiç gjatë javës së kaluar për REL-in.

Zgjedhjet në katër komunat veriore ishin caktuar të mbaheshin më 18 dhjetor, 2022. Presidentja atë kohë e citonte Ligjin për Zgjedhje, sipas së cilit kjo ishte data e fundit kur duhej të mbaheshin zgjedhjet. Por, pas kërkesës së ndërkombëtare, ato u shtyn për datën 23 prill, 2023.

KosPress Portal 10/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025
Lajme

Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?