Çitaku tha se këtë propozim e sheh më tepër si armëpushim mes Kosovës dhe Serbisë, në vend të një marrëveshjeje finale që në qendër e ka njohjen reciproke, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ne si opozitë jemi minimalisht të informuar lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes ngase nga ajo që kemi parë disa muaj më herët, në një dokument njëfaqësh që i është dhënë kryetarit të PDK-së për ta lexuar, ai tekst më shumë ka qenë një armëpushim, një deklaratë politike sesa një marrëveshje finale e cila në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së.