Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Vëzhguesit e BE-së për zgjedhjet: Proces i qetë dhe gjithëpërfshirës
Lajme

Vëzhguesit e BE-së për zgjedhjet: Proces i qetë dhe gjithëpërfshirës

Published 10/02/2025
Share
SHARE

Një pasqyrë e vëzhgimit të procesit zgjedhor të një dite më parë nga 24 evropianët që erdhën në cilësinë e vëzhguesve në Kosovë u publikua sot, nga kryesuesja e këtij delegacioni Petra Bayr.

Kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në konferencën për media tha se zgjedhjet e së dielës ishin gjithëpërfshirëse e paqësore dhe votuesit, sipas saj, demonstruan demokracinë.

Ajo tha se në këto zgjedhje u shfaq një reliev politik në të cilin u përfaqësua komuniteti shumicë e pakicë.

Fushata, tha ajo ishte e qetë, përkundër retorikës nxitëse.

- Advertisement -

“Kemi pasur zgjedhje gjthëpërfshirëse, paqësore në Kosovë. Falënderoj autoritet e Kosovës që na kanë ftuar si vëzhgues. Votuesit Kosovës kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë 9 shkurtit në zgjedhjet parlamentare”.

Ajo tha se zgjedhjet u mbajtën në përputhje me ligjin e ri të miratuar më 2023 i cili sipas saj ofron një kornizë ë përshtatshme ligjore.

Foli edhe për përfaqësimin e grave, që tha se mbetet në nivel të ulët.

“Ligji parashikon një kuotë gjinore në listat e partive. Megjithatë, përfaqësimi i grave mbetet në nivel të ulët. Mbetet për tu parë nëse sistemi i votës preferenciale për ndarjen e mandateve do të ndikojë negativisht apo pozitivisht në numrin e grave të zgjedhura. Gjuha e urrejtjes në internet kundër grave ka pasur gjithashtu efekt të dëmshëm në pjesëmarrjen dhe dukshmërinë tyre në këto zgjedhje”

Sipas saj, KQZ-ja përgjithësisht ka punuar mirë. “Është marr me sfidat e fundit që kanë dal nga prokurimi publik, me transportimin e materialeve të zgjedhjeve, ose problemet me ngjyrën që është përdorur në Qendrat e Votimit dhe vendimet momentit të fundit që të lejohet votimi me dokumente të skaduara”, tha tutje ajo.

- Advertisement -

Tha se publikimi online i rezultateve preliminare nga KQZ-ja u pa sikur një mangësi.

Përmendi domosdoshmërinë e përditësimit të listave të votuesve, e për këtë tha se duhet të krijohen mekanizma që të sigurohet që përditësimet të jenë të sakta.

Raporti i delegacionit vëzhgues të BE-së në Kosovë do të diskutohet në sesionin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

- Advertisement -
KosPress Portal 10/02/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?