Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Vetëvendosje fajëson PZAP-në për dështim në mbikëqyrjen e zgjedhjeve
Lajme

Vetëvendosje fajëson PZAP-në për dështim në mbikëqyrjen e zgjedhjeve

Published 10/03/2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e saj për anulimin e votave të dërguara me postë dhe rivotim, me arsyetimin se ankesa është dorëzuar jashtë afatit ligjor.

Në një komunikatë për media, Vetëvendosje e ka cilësuar këtë vendim si arbitrar dhe të pashpjegueshëm, duke akuzuar PZAP-në për shmangie nga përgjegjësia për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

LVV thekson se ankesën e ka dorëzuar brenda afatit ligjor, duke u bazuar në njoftimin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se numërimi përfundoi më 5 mars në ora 21:00. Sipas tyre, afati i ankesave 48-orëshe skadonte më 7 mars në të njëjtën orë, ndërsa ankesa është dorëzuar më 7 mars në ora 20:20. Për këtë arsye, LVV e sheh refuzimin e PZAP-së si një vendim të padrejtë dhe në kundërshtim me rregullat e KQZ-së dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP. Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cënim të procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Duke e cilësuar manipulimin e votave me postë si një shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, Vetëvendosje kërkon që të gjithë ata që kanë ideuar dhe zbatuar këtë veprim të përballen me drejtësinë, teksa ka paralajmëruar se do të vazhdojë betejën ligjore dhe do të ushtrojë ankesë në afatin e paracaktuar pas shpalljes së rezultateve.

“Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet. Vota dhe vullneti i lirë i votuesve duhet dhe do të mbrohet. Integriteti i procesit zgjedhor duhet të garantohet përmes anulimit të fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe organizimit të procesit të rivotimit. Ndërsa, të gjithë ata që kanë ideuar, organizuar e zbatuar këtë krim zgjedhor duhet të nxirren para drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje do të ushtrojë ankesë në afatin e paracaktuar pas shpalljes së rezultateve”, thuhet tutje në reagim.

KosPress Portal 10/03/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?