Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate, njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për të marr pjesë në to”.
Përmes një deklarate, këto shtete kanë shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje.
“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marr pjesëmarrje në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore”, thuhet në deklaratë.
Vendet QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) bëjnë thirrje për shmangie të dhunës dhe janë optimist që autoritetet shtetërore të veprojnë me profesionalizëm.
- Advertisement -
“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet pos tjerash në këtë deklaratë.