Një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me motor.
Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Novosellë.
“Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.