Një 54-vjeçar ka vdekur në rrugën “Isa Boletini” në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se ka rënë në një ashensor.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se viktima dyshohet se është shtetas i Shqipërisë.