Policia e Kosovës ka raportuar për vdekjen e një fëmije 5-vjeçare të shtunën në Vushtrri si pasojë e një plage që ka marrë nga arma e zjarrit.
Fëmija ishte dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku humbi jetën si pasojë e plagës.
Policia ka raportuar se në vendin e ngjarjes ka qenë një predhë dhe një fishekë, si dhe rreth 56 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma.
“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.