Ish-presidenti kilian Sebastian Pinera ka vdekur në një aksident me helikopter në Kili, tha zyra e tij, në një deklaratë.
Helikopteri që transportonte miliarderin konservator u rrëzua në rajonin Los Ríos të Kilit jugor, thuhet mes tjerash, përcjell klankosova.tv.
Pinera, i cili ishte 74 vjeç, ishte president i Kilit nga viti 2010 deri në 2014 dhe përsëri nga 2018 në 2022.
Sipas CNN, në momentin e përplasjes, kishte reshje të shumta shiu në zonë, por është e paqartë nëse moti e ka shkaktuar përplasjen.