Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari ka vdekur të hënën, në moshën 86-vjeçare.
Siç ka bërë të ditur faqja zyrtare e presidencës finlandeze, Ahtisaari vdiq në mëngjesin e së hënës, në Helsinki.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, ka thënë presidenti aktual finlandez, Sauli Niinistö.
84-vjeçari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës, duke shërbyer nga viti 1994 deri në vitin 2000 dhe i pari që u zgjodh përmes një votimi të drejtpërdrejtë popullor me dy faza, në krahasim me sistemin e mëparshëm të kolegjit elektoral.
- Advertisement -
Në vitin 2008, ai u bë finlandezi i parë që mori çmimin Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”, duke përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.https://zeri.info/inarticle.html
Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 në Vyborg.
Ahtisaari u infektua me coronavirus në mars të vitit 2020 dhe përsëri në fund të 2021.
Në atë kohë, edhe bashkëshortja e tij Eeva Ahtisaari u zbulua se ishte e infektuar me coronavirus. Të dy u shëruan nga sëmundja.
Presidenti Ahtisaari u tërhoq nga jeta publike për shkak të demencës në shtator të vitit 2021.
- Advertisement -
Martti Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës në vitet 1994–2000.
Ai gjithashtu pati një karrierë të gjatë si ndërmjetës ndërkombëtar i paqes – për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.
Ahtisaari u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008.