Një person ka vdekur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.
Sipas policisë, të njëjtit i ishte keqësuar gjendja gjatë transportit nga Spitali i Gjilanit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjatë transportit nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë, i është keqësuar gjendja dhe i njëjti ka vdekur në QKMF Istog”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia bëri të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.