Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, sot gjatë ditës, është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
Më vonë, Varhelyi në një postim në Twitter, deklaroi se ka pasur diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit [qeveritar], mbi progresin e rrugës evropiane të Kosovës.
“BE-ja po ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjes së dialogut, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, deklaroi ai.
Edhe në konferencën e përbashkët që pati më herët me Osmanin, Varhelyi tha se presin që marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet pa kushte.