Një vajzë ka pasuar lëndime nga rënia e çatisë prej ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se e njejta është duke iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.
Çatia e kësaj ndërtesë ka rënë si pasojë e erërave të forta sot gjatë ditës.
Nga fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes, mund të vërehet se rënia e pullazit ka shkaktuar edhe dëme materiale.