Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka përmirësuar renditjen e tij për 103 vende sipas matjeve të fundit ndërkombëtare nga Webometric.
Sipas rezultateve të fundit të Webometric, të cilat publikohen çdo gjashtë muaj, UP tani është ngritur në pozitën e 2896 në renditjen botërore, derisa në renditjen e universiteteve nga Ballkani, UP-ja tani ndodhet në pozitën e pestë. Matjet për këtë renditje bëhen në bazë të asaj se sa citohen punimet shkencore të publikuara nga universitetet përkatëse në uebfaqet e tyre.