Presidenti amerikan, Joe Biden, është larguar nga kryeqyteti i Ukrainës, duke përfunduar një udhëtim që do të mbahet mend gjatë.
Ai mbërriti rreth orës 8 të mëngjesit dhe u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Zonjën e parë Olena Zelenska dhe ka shëtitur rreth qendrës së Kievit derisa ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një adresimi të përbashkët në Kiev me presidentin amerikan Joe Biden ka thënë se “bota demokratike” duhet të “fitojë këtë luftë historike”.
“Është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë,” tha Zelensky, duke shtuar se “nënvizon rezultatet që kemi arritur tashmë”.
- Advertisement -
“Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme”, tha Zelensky. Ai shtoi se rezultatet e kësaj vizite me siguri do të shihen dhe do të kenë reflektim në fushën e betejës.
“Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë tanke Abrams, Ukrainës në fillim të janarit ka kontribuar tashmë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës”, thotë Zelensky, duke shtuar se ai dhe Biden folën gjithashtu për armë me rreze të gjatë.
“Unë e di se do të ketë një paketë shumë të rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën”, shtoi presidenti ukrainas, raporton BBC.
“Ukraina është mirënjohëse për ju, zoti President”, i tha ai Bidenit.
Gjatë vizitës së Biden në Kiev, u dëgjuan sirena të sulmeve ajrore, shkruan BBC.
- Advertisement -
Udhëtimi sekret i Bidenit në Ukrainë është bërë me tren nga kufiri i Polonisë, raporton New York Times.
Vizita në Kiev mbeti sekret për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Raportet thonë gjithashtu se Bideni u largua nga Uashingtoni pa paralajmërim pasi ai dhe gruaja e tij Jill kishin një darkë të rrallë në një restorant të shtunën mbrëma.
Zyrtarët kishin mohuar se kreu i shtetit amerikan do të vizitonte Ukrainën gjatë udhëtimit të tij të planifikuar në Evropën Lindore.
- Advertisement -
New York Times shkruan: “Në të vërtetë, Shtëpia e Bardhë të dielën mbrëma publikoi një orar publik për të hënën, ku shfaqej presidenti ende në Uashington dhe nisej në mbrëmje për në Varshavë”.