Një trup i pajetë është gjetur sot në mesditë në ujërat e Liqenit të Batllavës. Bëhet fjalë për një grua rreth 45-vjeçare, ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:15 është pranuar një informacion për një trup të pajetë në Liqenin e Batllavës. Policia dhe ekipi mjekësor emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima, një femër rreth 45 vjeçe, është pa shenja jete”, ka deklaruar Borovci.
Sipas tij, aktualisht Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.