Tre persona humbën jetën si pasojë e 9 lëkundjesh tërmeti këtë të hënë në Turqinë jugore në kufi me Sirinë. Dy prej lëkundjeve ishin mjaft të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën provincën Hatay. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se veç 3 jetëve të humbura ka edhe 213 të plagosur dhe që janë dërguar në spital.