Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, dhe shtytje në vrasje të rëndë.
Përmes një komunikate për media, Gjykata bëri të ditur se ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve: M.A., F.F., dhe R.B., për shkak se të njëjtit janë fajtorë, shkruan Klankosova.tv
Të akuzuarit M.A., dhe F.F., me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast).
Derisa, e akuzuara R.B., se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.
- Advertisement -
Andaj Gjykata njofton se në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).
Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)
Derisa, të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje), përcjell Klankosova.tv