Në një fshat të Lipjanit janë gjetur të vdekur tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetim.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Nuk dihet ende se si kanë vdekur.